Si t’i propozosh partneres natën e Vitit të Ri?

nga Flogerta Driza

Si të propozosh partneres natën e Vitit të Ri? Një propozim perfekt nuk ka nevojë të ketë audiencë apo të jetë diçka e shtrenjtë, duhet vetëm të jetë e menduar mirë, personale dhe e përzemërt.

Festat e fundvitit po afrohen ashtu si edhe Nata e Vitit të Ri. Kjo natë është një ditë që të gjithë e presim me padurim. Surpriza më e madhe do të ishte nëse planifikon t’i propozosh partneres tënde në natën e Vitit të Ri.

Nëse do që unazën ta zgjedhësh me partneren, atëherë zgjidh ndonjë bizhuteri që të jetë e dukshme. Për shembull, një zinxhir, i cili ka të gdhëndur datën dhe emrat tuaj. Kështu që partnerja jote do të ketë mundësi të zgjedh unazën me ty më vonë dhe të mbajë bizhuterinë si një kujtim.

Të përgatisësh një fjalim të shkurtër do të të ndihmojë të qetësohesh, por mos e lexo nga ndonjë skript i parapërgatitur. Mbaj mend fjalët që ke dëshirë t’i thuash, gjithsesi thuaj vetëm fjalët qe rrjedhin nga zemra.

Zgjidh vendin e duhur

Si të propozosh partneres

Foto: Freepik

Ka shumë rëndësi që të zgjedhësh vendin e duhur për të propozuar, por nuk ke nevojë ta teprosh. Çoje në vendin ku jeni njohur për herë të parë për shembull.

Një festë do të ishte ide e bukur, por do të ishte më mirë të ndash një propozim të qetë dhe privat. Largoje partneren nga turma dhe krijo një moment romantik vetëm për ju të dy. Pastaj mund të kthehesh sërish në festë si një çift i fejuar dhe ta ndani lajmin e bukur me familjen dhe shoqërinë.

Krijo një album kujtimesh

Blej një fotoalbum të bukur ose krijo një libër fotosh dhe printoje online. Mbushe me kujtime të kohës që keni kaluar bashkë – foto, letra, disa fjalë të shkurta nga e-maili… Shëno diçka qesharake, tituj të bukur në çdo faqe. Në fund të faqës, shëno propozimin tënd të personalizuar.

Darkë në restorant

Nëse nuk e ke problem të paguash një menu të shtrenjtë në restorant, ky do të ishte një organizim i bukur për natën e Vitit të Ri. Bëje rezervimin në mënyrë që të duket magjepsëse. Ndoshta zgjidh vendin ku ti dhe partnerja jote keni shkuar në një takim më parë. Shko më herët që të pyesësh menaxherin të të ndihmoj që vendi të duket sa më mirë. Nëse mendoni se jeni shumë nervoz, propozoi para se të shkosh në restorant.

Si të propozosh partneres në shtëpi?

vitit te ri

Foto: Freepik

Të krijosh një propozim të paharruar në shtëpi e gjithë ajo që të duhet është një organizim romantik. Gatuaj ushqimin të cilën ti e di se partneres tënde i pëlqen. Sigurohu që të jetë diçka e thjeshtë e cila nuk ka nevojë të ketë përkujdesje në çdo minutë. Fokusohu të rregullosh dhomën dhe tavolinën. Qirinj, lule, petale trëndafili, “kënga juaj” të luhet lehtë në sfond – e gjithë kjo do të ndihmojë të krijosh një atmosferë të paharrueshme.

Porpozoi online

Ky lloj propozimi ka filluar të bëhet çdo ditë e më shumë i njohur. Mund ta bësh edhe ti nëse po mendon që t’i propozosh natën e Vitit të Ri. Disa web-mastera të talentuar kanë krijaur një faqe që pyesin partnerin e tyre për martesë. Fshehtas shfrytëzo web-kamerën që të xhirosh fytyrën e partnerit tënd kur lexon faqen. Nëse të pëlqen ideja në këtë mënyrë, mendohu të krijosh një video me muzikë dhe foto. Vendos këngën që i pëlqen partnerit tënd dhe shkarkoje në Youtube, duke e mbyllur me pyetjen “A do të martohesh me mua?”

Dekorime

Nëse jeni në shtëpi pranë bredhit në natën e Vitit të Ri, mundesh të jesh kreativ kur vjen puna për propozim martese. Pse të mos vësh kartona në degë të bredhit në formën e zemrave me mesazhe duke treguar gjërat që të pëlqejnë tek partnerja jote? Ndërsa në maje të bredhit, vendos unazën në një kuti të vogël.

Mesnatë

Nga gjithë ato që thamë më lartë, mba mend se kur fillon numërimi mbrapsht është momenti më i bukur në natën e Vitit të Ri, ndaj shfrytëzoje. Kur të gjithë fillojnë të numërojnë në sekondat e fundivitit, mbaj dorën e partneres dhe fillo t’i numërosh arsyet se pse e dashuron. Kur mbërrin akrepi në mesnatë, propozo. Është e thjeshtë, e ëmbël dhe një ide e shkëlqyer.