Si të qëndrojmë të motivuar në kohë të vështira?

nga Argjenda Selmani

Të gjithë jemi të motivuar nga gjëra të ndryshme. Të kuptuarit e asaj që na motivon mund të bëjë dallimin midis suksesit dhe dështimit.

Por çfarë ndodh kur nuk mund të gjesh motivimin tënd ose nuk mund të qëndrosh i motivuar sa duhet për të përfunduar një projekt apo edhe të vazhdosh me detyrat e përditshme? Ju duhet të gjeni motivimin tuaj – por ku? Gjithmonë brenda vetës.

Kuptoni pse-në

Ndonjëherë nuk është shumë e rëndësishme pyetja ‘çfarë?’ ose ‘si?’. Mirëpo ka rëndësi përgjigja e pyetjes ‘pse?’. Qëllimi prapa asaj që jeni duke bërë. Kur ta keni të qartë se çfarë dëshironi dhe pse e dëshironi atë gjë, do të gjeni edhe motivin. Pra rrini te motivuardo të jeni të motivuar. 

Krijoni një vizion të qartë

Nëse dëshironi të arrini sukses, duhet të krijoni një vizion të qartë dhe bindës. Diçka me të cilën mund të lidheni dhe të rezononi. Nëse nuk flisni me zemrën tuaj, nuk do të jeni mjaftueshëm të motivuar të qëlloni në shënjestër. Krijoni vizionin më të lartë, më të madh të mundshëm, sepse mund të arrini vetëm atë që shihni. E kur të krijoni vizionin atëherë krijoni edhe planin e qartë.

Mbajeni pozitivitetin

Mendimet pozitive çojnë në veprime pozitive. Deklaratat vetë-afirmuese do t’ju ndihmojnë të arrini më të mirën tuaj. Merrni kontrollin se si mendoni, si ndiheni, si veproni. Pozitiviteti do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjet që çojnë drejt arritjes.

Organizohuni

qendroni te motivuarNëse jeni të çregulltë në mendje, por edhe në praktikë, gjërat do të ju shkojnë mrapshtë. Prandaj përpiquni të vini rend. Një rend që e bëni vet dhe që ju e kuptoni. Punoni sipas planeve. Edhe me gjërat më të vogla. Krijoni vetës kushtet, kohën, e hapësirën për të arritur gjithçka. Kur gjërat t’i keni në vijë edhe ju do të jeni të motivuar.

Shfrytëzoni fuqinë e afateve kohore

Vendosja e një afati kohor për të përfunduar një punë apo një aktivitet do t’ju ndihmojë. Në këtë mënyrë ju do të jeni më të motivuar për të përfunduar punët në kohë. Mos e ndani vëmendjen tuaj por kushtoni vëmendje të plotë detyrës në fjalë. Kur e bëni këtë, shanset tuaja për sukses rriten.

dua Marketplace banner