Si të verifikoni profilin tuaj në dua.com me përditësimin e radhës?

nga Flogerta Driza

Tashmë mund të verifikoni profilin tuaj në aplikacionin e duas duke vërtetuar kështu përfundimisht autenticitetin e saj. Për këtë arsye, me përditësimin e radhës që ka sjellë dua, ne do t’ju tregojmë shkurtimit si të verifikoni profilin tuaj duke marrë distinktivin me ngjyrë blu.

Procedura është e thjeshtë dhe përfundon shumë shpejt. Mjafton të ndiqni me kujdes udhëzimet!

Hapni aplikacionin dua.com në telefonin tuaj dhe të klikoni tek:

  • Settings (Cilësimet), pastaj klikoni opsionin Verify your profile (Verifiko profilin tënd). 
  • Hapi tjetër është të klikoni tek Image Verification (Verifikimi i imazhit).
  • Aplikacioni ju kërkon të bëni një foto me të njëjtën pozë që ju tregohet në ekran.
  • Bëjeni pozën dhe klikoni Done (Përfundoi).
  • Prisni që ekipi ynë ta shqyrtojë kërkesën tuaj duke kontrolluar vërtetësinë e fotografisë dhe të të dhënave. Pas kësaj do të merrni automatikisht distinktivin blu të verifikimit zyrtar.

Ekipi i dua.com ju garanton ruajtje të plotë të privatësisë. Fotografia që ju shkrepni përdoret vetëm gjatë verifikimit të profilit dhe pas atij momenti ajo foto eliminohet nga sistemi. Duke verifikuar profilin tuaj ju hyni në mesin e përdoruesve serioz dhe korrekt dhe shancet tuaj për Përputhje bëhen më të lart!

Pse duhet ta përdorësh aplikacionin e dua.com?

Aplikacioni dua.com synon të bashkojë shqiptarët kudo që ata ndodhen nëpër botë. Ky mision ka nisur fillimisht duke u përmbushur me dua.love. Pritet të zgjerohet edhe më tej më dy versione të reja të aplikacionit tonë dua.biz dhe dua.help. 

Gjithcka që duhet të bëni është ta shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj, android apo ios, dhe të krijoni një profil interesant!

Një profil i kompletuar në dua.com është një profil që përmbush këto kritere:

  • Emrin dhe Mbiemrin tuaj
  • Fotografi të saktë dhe autentike
  • Disa të dhëna të tjera personale si preferencat, hobit, kafshët shtëpiake etj. 

Aplikacioni dua.com ju mundëson të lidheni me profile të ndryshme shqiptarësh, kudo që ata ndodhen nëpër botë. Me mundësinë e ndërrimit të vendndodhjes ju mund të takoni partner potencial nga Zvicra, Gjermania, SHBA etj. Tashmë numri i njerëzve që janë njohur përmes dua.com, dhe i çifteve që janë krijuar, është rritur shumë! Shumë prej historive të tyre i kemi postuar edhe në blogun tonë. Bëhu pjesë e tyre edhe ti! 

Përdore aplikacionin dua.com në mënyrë aktive dhe qëndro i lidhur me bashkë-ardhetarët e tu, pa marrë parasysh se ku jeton.

Nëse nuk e ke shkarkuar ende aplikacionin dua.com kliko këtu.

dua Marketplace banner