Si t’i bëni përshtypje një vajze në chat?

nga Flogerta Driza

Ashtu siç të gjithë e dimë, bisedat e para janë si takimet e para. Egzistojnë disa mënyra për t’i bërë asaj përshtypje në chat që herën e parë. Zakonisht të gjithë kemi pak stres kur fillojmë bisedën me dikë që na pëlqen.  Kështu që ne kemi sjellë disa këshilla për ju. Ja cilat janë ato:

Shfaqni siguri në ato që thoni

Shumica prej jush keni dëgjuar këtë fjali: “Duhet të jeni të sigurtë në vetvete”. Ja që nuk është klishe dhe se siguria funksionon. Para se të filloni bisedën me vajzat është e nevojshme të rregulloni qëndrimin. Ju duhet të keni një qëndrim prej fitimtari. Sipas një hulumtimi vajzat i adhurojnë meshkujt që janë frymëzues dhe ambiciozë. Ky lloj qëndrimi do t’ju ndihmojë intensivisht për t’i bërë përshtypje një vajze kur bisedoni në chat.

bisede ne chat

Foto: Freepik

Vajzat e gjithashtu edhe djemtë, të cilët janë të sigurt në vetvete dhe të hapur, kanë mundësinë të tërhiqen si magnet ndaj njeri-tjetrit.

Bisedoni tema interesante

Pasi të kaloni pjesën më të vështirë, për t’ju afruar asaj, është koha të filloni të flisni për tema interesante. Mundohuni të filloni me disa tema si p.sh: Ku i keni mbaruar studimet? Çfarë ushqimi ju pëlqen më shumë?, e të tjera si këto. Filloni biseda të vogla pastaj vazhdoni me tema të tjera më interesante. Si psh: Filmi i preferuar? Gjëra e preferuara që i bëni vetëm? A ju pëlqen shopping-u? Çfarë hobi keni? A besoni në dashuri?

Fokusohuni kur bisedoni me të

Në qoftë se filloni të bisedoni me të, mos flisni për të tjerët! Bëjini pyetje rreth saj. Vajzave u pëlqen shumë të flasin për vetën, prandaj inkurajoeni atë t’ju tregoj më shumë për vetën. Mundohuni të mbani bisedat gjallë në lidhje me mendimet tuaja dhe gjërat që mund t’i lëni përshtypje asaj si hobi apo pasionet.

chatoni

Foto: Freepik

Pasioni juaj është e vetmja mënyrë për të krijuar shkëndijë në mendjen e saj. Përpiquni t’i tregoni gjëra për veten për të arritur atë që doni dhe do t’ia dilni!

Jini unik

Pasi kaloni një kohë të gjatë në chat ju arrini të vlerësoni nëse asaj i pëlqen të bisedojë me ju apo jo. Nëse po, është koha të kaloni në një nivel tjetër. Ne e dimë se njohja me një vajzë të re apo grua të pjekur zgjon ndjenja të ndryshme. Vajzat janë gjithmonë të thjeshta dhe plot me ëndërra për djemt. Mundohuni të bëni disa biseda romantike. Të bëni diçka të tillë që mirësia jote, kujdesi dhe karakteristikat e dashurisë t’i lënë asaj përshtypje.

Bëhuni i durueshëm

Pas sesionit të gjatë në chat është koha që të jeni të durueshëm. Në mes të chat-it vjen një moment kur duhet të jeni vetvetja dhe nuk do keni më nevojë për t’u përgatitur aq shumë. Bisedoni natyrshëm. Siç thonë, “Shkoni me rrjedhën”. Besoni se kjo funksionon. Duke qenë të durueshem ju do të arrini mirëkuptim me personin e duhur dhe në këtë rast t’i fitoni zemrën.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓