Si t’i bëni përshtypje prindërve të të dashurës suaj?

nga Flogerta Driza

Takimi me një vajzë të mirë është një gjë e mrekullueshme, dhe ndërsa marrëdhënia përparon, do të arrini kulme të reja emocionuese. E dini se një ditë ajo do t’ju bëj këtë pyetje të frikshme: “Dëshiron të takosh prindërit e mi?” Ndaj, sfida e radhës për ju do jetë si t’i bëni përshtypje prindërve të saj.

Është një fakt që tregon se jeni në një marrëdhënie të shëndetshme. Ky moment do të vinte patjetër. Nuk keni arsye pse të frikësoheni. Si një i dashur i mirë, është detyra juaj t’i bindni dhe t’u tregoni prindërve të saj se jeni i denjë për dashurinë e vajzës së tyre të çmuar.

Megjithatë, ajo për të cilën duhet të shqetësoheni më shumë është se si t’i bëni përshtypje familjes së të dashurës suaj? Nëse nuk mund të mendoni fare për asgjë, këtu keni disa këshilla për t’ju ndihmuar të përgatiteni për këtë moment të rëndësishëm.

Bëni komplimente

vishuni mire

Foto: @acarpenter4719 via Twenty20

Ne mendojmë se nëse nuk jeni i sinqertë, më mirë mos bëni komplimente. Por, nëse vërtet jeni të impresionuar prej tyre, ofroni komplimente të sinqerta. Thuaj diçka të këndshme qoftë për gatimin e nënës së saj, ose zgjedhjen e verës së babait të saj. Më e rëndësishmja, tregojuni atyre se si e adhuroni vajzën e tyre dhe se admironi faktin se sa mirë e kanë rritur ata.

Vishuni për të lënë përshtypje

Çdo prind dëshiron të dijë se djali që vajza e tyre po takon është dikush që ka respekt jo vetëm ndaj saj, por edhe ndaj të moshuarëve. Një gjë që tregon respekt është se si ju prezantoheni para të tjerëve. Jini vetvetja, por mos harroni të visheni dhe të dukeni sa më mirë.

Kaloni kohë me ta

Sa më shumë të jetë e mundur, jo vetëm të uleni atje duke dëgjuar tregimet e tyre. Angazhoheni në biseda dhe tregoni interes për gjërat që duan. Prindërit gjithmonë duan të përfshihen në jetën e fëmijëve të tyre. Nëse përfshiheni me ta, ndoshta do t’ju shohin si një dhëndër i ardhshëm. 

Mendoni për sjelljen tuaj

dhuroni

Foto: @coffeekai via Twenty20

Duke patur sjellje sa më të mirë me siguri mund të merrni pikë plus nga prindërit e saj. Etika dhe mirësjellja janë thellësore. Jini të sjellshëm në çdo kohë, ki kujdes nga sjelljet e duhura të tryezës dhe më e rëndësishmja, në asnjë rrethanë mos e përkëdhel vajzën e tyre para tyre.

Sillni një dhuratë

Nuk keni pse të merrni një dhuratë tepër të shtrenjtë, por as ndonjë të lirë. Merrni diçka të rehatshme për buxhetin tuaj, diçka praktike, por edhe të paharrueshme. Mendoni se çfarë përshtypje doni të bëni dhe mund të filloni që andej. Për shembull, nëse e dini që babai i saj ka këtë shije të veçantë në pije, sillni një shishe verë që përshtatet me standardet e tij.

Ofroni ndihmë

Nëse jeni duke darkuar në shtëpinë e tyre, përpiquni të jeni të dobishëm: pyesni nëse mund të ndihmoni në çfarëdo mënyre, siç është vendosja e tryezës apo zhvendosja e tavolinës. Pas darkës, gjithashtu mund të ofroni për të ndihmuar në pastrimin. Ndoshta do t’ju thonë që nuk keni përse, por do ta vlerësojnë përpjekjen.

Jini i qetë dhe i përulur

komunikoni

Foto: Freepik

Të jeni i përulur dhe i qetë, janë dy karakteristika që duhet të praktikoni. Ato ju ndihmojnë të përmirësoni marrëdhëniet tuaja me njerëzit e tjerë, veçanërisht me prindërit e saj. Jini të sigurt, por jo shumë arrogant sepse mund t’ju bëjë të dukeni si një njeri mendjemadh.
Tregohuni të përulur dhe kurrë mos i bëni ata të mendojnë se ju mendoni se jeni më mirë se ata.

Tregoni se keni humor

Njerëzit me një sens të mirë humori pëlqehen më shumë dhe kjo është një aftësi e dobishme veçanërisht nëse takoni prindërit e saj. Momentet qesharake mund të lehtësojnë çdo situate të nderë. Kjo e bën marrëdhënien tuaj me prindërit e saj më të lehtë. Megjithatë, sigurohuni që të mos e teproni.

Fikni telefonin tuaj

Rezistojini dëshirës për të kontrolluar celularin tuaj sa herë që biseda fillon të duket e mërzitshme. Kontrollimi i telefonit tuaj gjatë një dreke shoqërore konsiderohet mungesë respekti sidomos për njerëzit nga gjeneratat e vjetra. Prandaj, qëndroni të pranishëm dhe të vëmendshëm.

Sigurisht, sado t’ju këshillojmë disa reagime vijnë nga momenti i takimit. Megjithatë, duke ndjekur këto këshilla, do të lini patjetër një përshtypje të mirë tek prindërit e saj. Kështu që thjesht jini vetvetja dhe i pranishëm në këtë moment të paharrueshëm.