Si t’i jepni fund një miqësie?

nga Flogerta Driza

Si t’i jepni fund një miqësie? Pavarësisht nëse largoheni në heshtje prej një miku toksik, kuptoni se nuk keni asgjë të përbashkët, ose përballeni me një konflikt, prishjet e marëdhënieve miqësore janë të vështira. 

Më e vështira nga të gjitha është biseda e ndarjes. Shumë prej nesh i japin fund një miqësie dhe asnjëherë nuk ka qënë diçka e bukur, sidomos kur keni menduar se e keni patur mik për kokë. Cila është zgjidhja më e mirë në një rast të tillë? Ka disa pyetje që ne do t’i japim një përgjigje për ju.

Kur ta kuptoni se një shoqëri ka mbaruar?

shoqe ne zenk

Foto: @galinkazhi via Twenty20

Kur filloni të mendoni për justifikime të ndryshme për të mos dalë me ta. Dijeni se kjo është shenjë e keqe. “Ndjenjat tuaja të brendshme do t’ju tregojnë më shumë nga cmendoni, ndaj ne ju këshillojmë t’i vini veshin këtyre sinjaleve.”
Si ndihesh kur kalon kohë me ta? A ndjehesh i tepërt? Nuk je vetvetja? Nuk arrin dot të shprehësh ndjenjat e tua të vërteta? Zakonisht këto ndjesi nuk janë fortë gabim. Rruga e vetme është ta shkëpusni miqësinë me atë person.

Cila është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund një miqësie?

Këshillat e vetme është ta bëni këtë shkëputje me dhembshuri, respekt dhe ndershmëri, pa marrë parasysh sa të tmerrshme janë arsyet tuaja. Filloni duke folur – sinqerisht – gjithçka që vlerësoni tek miku juaj deri më tani. Minimizoni përdorimin e fjalëve negative, pasi ato nxisin konfliktin e një miqësie në përfundim.
Jepu përgjigje pyetjeve të tyre “Pse?”, në mënyrë që ata të ecin përpara dhe të marrin një mësime nga kjo marrëdhënie.

Çfarë të bëj nëse miku im nuk e merr mirë këtë ndarje?

armike

Foto: @unfailing via Twenty20

Pranoni me sinqeritet këndvështrimin e tyre. Keni dy mundësi: “Të pajtoheni ose jo.” Nëse lëkundeni për t’i dhënë një shans tjetër, atëherë vendosni kufijtë e duhur. Që do të thotë se duhet t’ia thoni ato cfarë ju shqetësojnë, dhe nëse e duan vërtetë miqësinë tuaj do të kthehen.

Dua t’i jap fund miqësisë me dikë, por dua të vazhdoj të frekuentoj grupin e përbashkët. Si t’a zgjidh këtë problem?

Studimet tregojnë se emocionet janë ngjitëse në atë masë saqë lumturia e secilit person mund të prekë të tjerët rreth nesh. Që do të thotë se lumturia e një personi është e lidhur me lumturinë e miqve që kani përreth. Pra, ndonjëherë, për të mos u shkëputur nga grupi, ndahuni në mënyrë miqësore. Krijoni një kompromis miqësor me shpresën se gjithçka do të shkoj mirë.

Gjëja kryesore për të pranuar:

“Vetëm sepse nuk doni të jeni miq nuk do të thotë se duhet të jeni armiq.”