Të mbyllur në shtëpi – ja zgjidhja e të rinjve shqiptar

nga Flogerta Driza

Të rinjtë shqiptar edhe pse të ngecur në shtëpi derisa të marrë fund e gjithë kjo epidemi e koronavirusit kanë nisur një trend në Intagram. Çfarë mund të bësh këto ditë që je i karantinuar në shtëpi? Shumëçka!

Edhe pse mund të duket e bezdisshme, të qëndrosh i mbyllur në shtëpi ka anët e saj pozitive. Më në fund do kesh kohë të merresh me të gjitha ato gjëra që nuk ke mundur t’i bësh më parë. Më poshtë po shkëpusim vetëm disa pjesë nga lista e tyre e gjatë. Bëhuni edhe ju pjesë e trendit #qendronineshtepi dhe kalojini më lehtë këto ditë të vështira.

shtëpiShikoni serialet tuaja të preferuara

Tani, në këto ditë të mbyllur në shtëpi nuk është se mund të bëni më tepër. Fatmirësisht, sasia e serialeve në Netflix janë të pafundme. Shijoni ato të cilat kishit bërë plan t’i shikonit me kohë.

Lexoni një libër të mirë në shtëpi

Nëse nuk jeni fans i televizionit, fshihni telekomandën dhe kthehuni tek baza. Lexoni një libër të mirë dhe humbisni në një trillim përrallor. Jo vetëm që koha do të fluturojë, por do të ndiheni mirë se nuk e keni shpenzuar kot kohën tuaj në shtëpi. 

Gatuani recetat tuaja të preferuara

Tani është koha e duhur për t’u kujdesur për aftësitë tuaja të gatimit. Përpiquni të bëni një sërë recetash të shijshme. Sallata, gjellëra, ëmbëlsira, cfarë të mendoni se ia vlen të gatuhet. Provojeni dhe mos u shqetësoni nëse gjërat nuk dalin saktësisht siç shpresuat.

Sistemoni e pastroni në shtëpi

Gjithnjë keni dashur të pastroni apo rregulloni shtëpinë tuaj, por asnjëherë nuk ju ka mjaftuar koha. Tani është momenti të sistemoni librat tuaj në raft, të nxirrni veshjet e pranverës, e pse jo të hidhni poshtë disa veshje që kanë muaj brenda në dollap dhe nuk vishen kurrë.

shtëpiDëgjoni muzikë ose audiobook

U mërzitët të ulur në një vend? Epo, dëgjoni muzikë dhe kërceni në shtëpinë tuaj. Shijojini ditët tuaja. Mos u bëni me ankth duke dëgjuar lajmet e këqija. Lejuni vetëm një orar të caktuar dëgjimit të lajmeve të ditës. Bëni një listë me këngët tuaja të preferuara dhe dëgjojini sa të doni.

Luani loja me letra, ‘Mos u nxeh’, shah, 

Zakonisht lojërat ia rezervojmë të shtunave me shi ose pushimeve të gjata. Pse jo edhe këtyre ditëve të cilat mund të funksionojnë si trajtimi i duhur në kohë koronash. Vetëm mos harroni edhe po humbët, argëtohuni. Kaq mjafton!

Kushtojini kohë familjarëve

Këtu nuk kemi çfarë të shtojmë më shumë. Sigurisht kemi neglizhuar shpesh jo vetëm veten, por edhe të tjerët. Ndoshta ky është momenti i duhur për të qënruar me ta e për tu lidhur më shumë.

Shumë të rinj iu bashkuan Fatjonës, e cila ka postuar ne Instagramin e vet dy fotot e mësipërme dhe kanë vendosur të jenë pjesë e sfidës. Ata do postojnë fotot e tyre nga shtëpia dhe do i përmbahen sfidës. Ndoshta jo të gjithë do t’i shkojnë deri në fund, por mjaftojnë pak prej tyre për të na e zbukuruar sado pak ditën.