Si t’i thuash dikujt ‘Të dua’ me fjalë të tjera

nga Argjenda Selmani

Kur i themi dikuj ‘Të dua’ i shprehim në mënyrë të drejtpërdrejt dashurinë tonë.  I themi atë që e kemi në zemër. 

Mirëpo përveç të shprehurit në këtë mënyrë ka edhe disa fjalë që tregojnë se e doni dikë. Thënë ndryshe, ka fjalë që thuhen vetëm kur e doni dikë dhe doni më të mirën për të. Më posht ne po përmendim vetëm disa prej tyre.

‘Lumturia jote është e rëndësishme për mua’

Te duaKur ja themi këtë dikujt i tregojmë se e duam dhe e vlerësojmë shumë. Ne i bëjmë me dije atij personi se do të bënim gjithçka që ta shohim të lumtur. E kjo gjë mund të bëhet vetëm kur e duam dikë pafund. Prandaj shpreheni dashurinë tuaj në forma të ndryshme!

‘Më shkruaj kur të mbërrish në shtëpi’

Nëse po i ndajmë rrugët me një person në drejtime të ndryshme dhe i themi këto fjalë ne tregojmë se brengosemi. Se duam që ai person të jetë i sigurtë sepse ne e duam atë person me gjithë zemër.

‘Unë jam gjithmonë këtu për ty’

te duaNdonjëherë më tepër se për fjalën ‘Të dua’ dikush ka nevojë të dëgjojë se ju jeni aty për të. Kur i thoni ‘Unë jam gjithmonë këtu për ty’ i tregon përkushtimin tuaj për atë person. Prandaj përdoreni më shpesh këtë shprehje.

Ti je thesari im më i çmuar

Kjo shprehje, apo qindra të tjera, i tregojnë personit tënd të zemrës sa shumë e vlerësoni. Përtej fjalës magjike të dua, ka edhe qindra fjalë të tjera si kjo që do ta impresionojnë personin tuaj të zemrës. Mos hezitoni t’ja thoni atëherë kur i mendoni vërtetë!

‘Gjithmonë do të të zgjedh ty’

Te duaTë gjithë kemi nevojë të ndihemi të vlerësuar. Për kërë arsye kur i themi dikujt ‘Gjithmonë do të të zgjedh ty’ e lumturojmë. Prandaj mos hezitoni t’i tregoni personit të zemrës se pa marrë parasysh se çka do të ndodh ju do ta zgjedhni atë para të tjerëve.

‘Ne jemi bërë për njëri-tjetrin’

Kur i themi dikujt “Ne jemi bërë për njëri-tjetrin” i tregojmë sa shumë besojmë në lidhjen tonë. I themi se jemi të bindur se jemi të destinuar ta kalojmë jetën bashkë. Se dashuria jonë është mbi të gjitha. Nuk ka gjë më të bukur se kjo!