Si t’ia ndryshoni mendjen dikujt në 7 hapa?

nga Flogerta Driza

Si t’ia ndryshoni mendjen dikujt? Nuk ka asgjë më të kënaqshme se sa t’i thuash dikujt se pikëpamjet e tij janë idiote, seksiste apo raciste. Sidomos kur e meritojnë. Si t’i bindësh ata se janë vërtet gabim në ato pikëpamje është sfida e vërtetë.

Ndërsa nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të bindur një person të ndryshojë mendimin e tyre, ju mund t’i drejtoni ata në një rrugë të re dhe të keni besim se ai do ta ndjekë atë. Këtu po ju sjellim 10 pyetje që do t’ju ndihmojnë të hartoni një argument për të bërë që dikush të rimendojë opinionin e tij.

  1. Çfarë nuk po duron dot për t’ua thënë atyre?

leterKjo teknikë quhet letra e zemërimit dhe është një teknikë që dikur e përdorte Abraham Lincoln, Benjamin Franklin dhe Mark Twain.
Mendoni personin të cilin do të dëshironit ta sulmonit verbalisht për të nxjerrë mllëfin që keni ndaj tyre. Merrni një stilolaps dhe një copë letër dhe shkruani të gjitha mendimet tuaja të pafiltruara.
Pasi të keni mbaruar, griseni letrën në copëza. Pasi ke arritur të shkarkosh gjithë këto mendime negative je më i qetë. Kështu je i aftë t’i afrohesh argumentit me objektivitet dhe t’ia ndryshoni mendjen vërtet.

  1. Kush është audienca që synoni?

Ideoni se kë po përpiqeni të bindni. Përfytyroni një person të vetëm, jo ​​një grup. Mendoni për të dhënat bazë të tyre: ku u rritën, nëse praktikojnë një fe, çfarë bëjnë për argëtim etj. Fotografoni çfarë veshin, gjuhën e trupit dhe shprehjet e tyre të fytyrës. Marrja e një panoramë të qartë të objektivit tuaj do t’ju ndihmojë t’i kuptoni ato. Duke krijuar dhe përfytyruar se si janë ata si persona mund të krijoni edhe një ide të përgjithshme se si të përballeni me ta.

  1. Çfarë beson sot ky person?

beson ai personTani që e dini objektivin tuaj, duhet të bëheni si ai person. Fute veten në botën e tyre. Shikoni se çfarë i çon ata drejt bindjeve që kanë. Shikoni mentalitetin e personit tjetër sipas këndvështrimit tuaj. Çfarë e justifikon sjelljen, rracizmin apo besimet që ata kanë. Kur ta bëni këtë do arrini të kuptoni më mirë individin që doni ta bindni.

  1. Nëse ti do të besoje atë që ata besojnë, çfarë do ta vinte në dyshim besimin tënd?

Këkrkoni disa shembuj të njerëzve që kanë ndryshuar mendimin e tyre tashmë dhe zbuloni se çfarë i bëri ata të ndryshojnë opinionin e tyre. Në këtë mënyrë zgjeroni përspektivën tuaj. 

  1. Çfarë do që ky person të besojë?

Pasi të keni arritur tek momenti që ata po vënë në dyshim pikëpamjet e tyre, është koha t’u tregoni këndvështrimin tuaj. Identifikoni qëllimin tuaj përfundimtar dhe krijoni mesazhin që dëshironi të komunikoni.
ndryshoni mendjenShkruajeni atë në një fjali ose dy dhe bëni mesazhin specifik dhe konciz. Për shembull: Ti do që ky person të besoje se Bota është e rrumbullakët dhe jo e sheshtë. Dhe se për ktë ka argumente të mjaftueshme shkencore.

  1. Cila është arsyeja pse doni t’ia ndryshoni mendjen këtij personi?

Për sa kohë arsyeja lidhet me një kauzë që ndihmon shumë grupime të tjera atëhere ia vlen ta konsiderosh. Për shembull t’i mbushësh mendjen të tjerëve se të riciklosh dhe të hedhësh më pak plehra është në të mirën e të gjithëvë. Ose të bindësh një shumicë që rracizmi është negativ dhe se dëmton mijëra nejrëz. E të tjera arsye si këto.

  1. Çfarë del prej gjithë kësaj?

ndryshoni mendjenIdentifikoni çfarë ka në të për ta. Një përfitim që lidhet me një dëshirë universale jo vetëm që tërheq audiencën tuaj e synuar, por gjithashtu bën që kërkesa juaj të duket më e drejtë. Ato që përmenda në pikën 6 mund të jenë arsye të forta që mund t’i shtyjë njerëzit të ndryshojnë mendimet e tyre për hir të komunitetit.

Arsyeja përse ua themi këto teknika është sepse në shumicën e rasteve, kur e dimë se dicka është e drejtë nuk dim si ta mbrojmë. Të mbrosh diçka, një opinion apo mendim që mendon se ëhstë realisht i drejtë, do të thotë të bindësh tjetrin. Për të bindur dikë është një luftë më vete, por për sa kohë mbani nën kontroll ndjenjat tuaja atëhere gjithçka mund të bëhet.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓