Single gjatë pandemisë? Ja 4 këshilla për ju

nga Argjenda Selmani

A jeni ju një nga ata persona që janë single gjatë pandemisë? Me siguri kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për ju. Mirëpo mos harroni se në asnjë rrethanë kjo pandemi nuk ka qenë e lehtë, edhe për të gjithë personat e tjerë.

Megjithatë interneti ka qenë përplotë me shaka për personat single gjatë kësaj periudhe. Ne, në anën tjetër, kemi disa këshilla për ju. Këshilla të cilat shpresojmë të ju ndihmojnë ta kaloni sa më lehtë këtë kohë.

Punoni me veten

Kjo periudhe izolimi e pasiviteti na ka ofruar kohë të reflektojmë dhe punojmë me veten. Prandaj edhe ju, si person single gjatë pandemisë, mund ta shfrytëzoni këtë përiudhë në këtë drejtim.  Nëse doni një lidhje të re, përgatiteni vetën për këtë ndërrim në jetën tuaj. Nëse doni të avancoheni në drejtime tjera, bëjeni.  E rëndësishme është të mos e lini dëshprimin t’ju mund. Ju duhet gjithmonë të jeni në kërkim të një versioni më të mirë të vetevetës. Te jeni i vetkënaqur, e pastaj pse jo, në të ardhemn ta bëni edhe dikë tjetër të kënaqur dhe shumë të lumtur!

single-gjate-pandemise

Shfrytëzoni platformat për takime online

Edhe pa rrethana pandemike, platformat online për takime janë adresa e duhur për secilin beqar apo beqare që është në kërkim të një lidhjeje. Nëse jeni gati për një lidhje krejt çka ju duhet është të futeni në këto ujëra, të shkarkoni një aplikacion për takime online, siç është dua.com, dhe të filloni aventurën tuaj të kërkimit të dashurisë online! Kur kërkimi i dashurisë bëhet online zgedhjet janë më të mëdha se në jetën reale.

Kur futeni në një aplikacion për takime online të gjithë po kërkojnë të njëjtën gjë si ti: Një partner. Dashurinë. Nuk është e njëjta gjë në jetën reale. Pastaj, kur futeni në një aplikacion për takim online zgjedhjet janë shumë më të mëdha. Për shkak se në ditët e sotme numri i njerëzve që përdorin këto platforma është shumë i madh. Kështu që në vend se t’i shqyrtoni 3-4 propozime që mund të keni marrë nga shoqëria, ju mund të shfletoni qindra profile gjatë ditës.

Aktivizohuni në grupe bisedash shoqërore

Vetëm se jemi në pandemi kjo nuk do të thotë se duhet të distancoheni nga njerëzit! Nëse nuk keni ende një partner ju sigurisht keni miq. Fatmirësisht teknologjia e ditëve të sotme na mundëson të jemi afër me njërëzit edhe kur jemi larg fizikisht. Prandaj komunikoni me shoqërine tuaj. Krijoni grupe ku mund të flisni dhe diskutoni së bashku.
Nëse jeni adhurues filmash, shikoni të njëjtat filma dhe pastaj diskutoni bashkë. Ose nëse jeni adhurues të videolojërave gjeni ndonjë lojë që ju përshtatet të gjithve dhe argëtohuni duke luajtur bashkë.  Gjëra të tilla do të ju afrojnë edhe më shumë më njërin tjetrin dhe do t’ju mundësojmë të argëtoheni pa fund. Kësisoj kur kësaj situate t’i vije fundi ju nuk do ta gjeni vetën pa rreth shoqëror. Përkundrazi, rrethi juaj shoqëror ndoshta do të jetë edhe më i fortë se që ka qenë kur nisi e gjithë kjo situatë!

Pasurojeni shpirtin me kulturë

Në mënyrë që të ndihet i përmbushur, shpirtit i duhet kultura. Ju mjafton ta gjeni mediumin e saj të preferuar dhe të përmbusheni më to. Mund të jetë piktura, poezia, libri, muzika, vallzëzimi.
Mos u kufizoni! Ju pëlqen arti bashkëkohor? Gjeni ekspozita online që mund t’i shikoni.  Nëse ju pëlqen letërsia, lexoni gjithë ata libra që dikur keni planifikuar por nuk keni mundur të gjeni kohë t’i lexoni.

E njëjta vlen edhe për muzikën, albumet dhe koncertet dhe gjitha performancat që mund t’i ndiqni online duke qëndruar në shtëpi.  Asnjëherë mos e nënvlerësoni rolin e kulturës në qetësinë tuaj shpirtërore dhe pasurimin që sjellë ajo për ju si invdivid. Prandaj mos hezitoni t’i kushtoni kohë në mënyrë që të plotësoheni dhe të jeni një individ më i përmbushur e më i emancipuar.

dua Marketplace banner