Historia tragjike e dashurisë e dy statujave lëvizëse

nga Flogerta Driza

Statujat lëvizëse të një mashkulli dhe një femre që kalojnë mbi njëri-tjetrin çdo ditë dhe simbolizojnë një histori tragjike dashurie. “Man & Woman” është një skulpturë lëvizëse e hekurt e cila është e gjatë 8 metra e ndërtuar nga një skulptore Gjeorgjiane, Tamara Kvesitadze.

Të lokalizuara në një pjesë të bregdetit të qytetit Batumi, në Gjeorgji, këto dy figura paraqesin një djalë mysliman, Ali, dhe një princeshë gjeorgjiane, Nino. Personazhet janë shkëputur nga një roman i njohur i një autori nga Azerbejxhani, Kurban Said shkruar në vitin 1937.

E lokalizuar në Batumi, Gjeorgji

dashuri tragjike

Foto: @negacion via Twenty20

Këto statuja fillojnë të lëvizin çdo natë nga ora shtatë. Pastaj afrohen për një përqafim të shkurtër, para se të lënë njëri-tjetrin pas. Pas 10 minutash, lëvizja është e kompletuar. Statuja është dizejnuar në vitin 2007 por u instalua në vitin 2010. I është dhënë emri “Ali dhe Nino”.

Statujat janë frymëzuar nga një histori dashurie e një djaloshi mysliman dhe një princeshe gjeorgjiane. Ku të dy kanë një prejardhje të ndryshme fetare dhe kjo përbën njënga arsyet e ndarjes. Kjo histori është pak e përafërt me ngjarjen e shkruar nga romani i Shekspirit “Romeo & Xhulieta” por këtu fundi i kësaj historie është se djaloshi mysliman vdes duke e mbrojtur shtetin e tij nga pushtimi i Rusisë Sovjetike.

Pas një çasti, “Ali dhe Nino” përqafohen, para se të kalojnë njëri-tjetrin. Lëvizja e tyre simbolizon një ndarje tragjike të Aliut dhe Ninos pas Pushtimit Sovjetik.

Misteriozi Kurban Said shkroi romanin në vitin 1937

Kurban Said, është pseudonimi i autorit të Aliut dhe Nino, një roman i botuar fillimisht në vitin 1937 në gjuhën gjermane nga botuesi austriak E.P. Tal. Romani është botuar që në më shumë se 30 gjuhë. Identiteti i vërtetë i autorit është edhe sot e kësaj dite i panjohur.