Tirana Street Art – Kryqyteti më me ngjyra i Europës

nga Flogerta Driza

Tirana Street Art – Kryqyteti më me ngjyra i Europës. Ka shumë arsye pse ia vlen të vizitosh Tiranën dhe një nga këto arsye është street art. Kryeqyteti i Shqipërisë është qytet argëtues, i gjallë dhe tërheqës. Një destinacion gjithnjë e më i popullarizuar, i cili nuk rresht së mahnituri.

Grafitet dhe arti i rrugës kanë ndryshuar pamjen e qytetit, i cili, sot, është një nga qytetet më me ngjyra në Europë. Në fakt, Tirana, përgjatë rrugëve të saj, shpesh ndodh të hasim vepra arti shumëngjyrëshe. Shumë prej të cilave janë krijuar nga artistë të rrugës me mbështetjen e administratës së qytetit.

Artistët e rrugës

TiranaMake art not warAshtu si FRANKO, një artist me origjinë nga Vlora, i cili është një lloj pioneri i artit rrugor shqiptar.

Punimet e tij tepër simbolike janë shpërndarë në të gjithë qytetin. Për rreth një vit ai ka punuar për bashkinë e Tiranës për të dekoruar kryeqytetin me ngjyrat e tij. Grafitet e tij të fusin në mendime. Shpesh ato përfaqësojnë shtresat më të prekshme dhe të dobëta të popullsisë, si fëmijët dhe të moshuarit në vështirësi.

Një nga format më origjinale të artit rrugor është ajo që përfshin, gjithmonë me mbështetjen e administratës lokale përmes “Ndërmarrjes së Dekorit -Bashkia Tiranë“, një projekt dekorimi të rrugëve ideuar nga Bashkia e Tiranës. Përqendrimi më i madh i këtyre punimeve është vendosur në Bllok, zona më cool e Tiranës. Në Rrugën Myslym Shyri, një nga rrugët më të njohura të qytetit si dhe Bulevardi Bajram Curri, rruga që kalon përgjatë lumit Lana.

Qyteti që rinovon vetveten

Salvador Dali TiranaStreet Art TiranaI gjithë qyteti është një trazirë ngjyrash, shkrimesh apo mbishkrimesh. Është e pamundur të mos trullosesh nga stili megjepsës i Tiranës. Edhe pse nuk është aq i bukur sa kryeqytetet e tjera të Europës Lindore, ka një bukuri unike dhe të paimitueshme.

Tirana ishte vendi ku nisi MurAl Fest, një festival kushtuar artit rrugor. Rezultat i një bashkëpunimi midis Bashkisë së Tiranës dhe laboratorit Italian Rruga 167 / B në Lecce, i cili priti një grup artistësh nga Italia, Shqipëria, Franca, Serbia dhe Uruguaji. Kjo para disa vitesh më parë, e që prej atëhere është kthyer në traditë. Kjo ngjarje ishte e para në llojin e saj dhe është kthyer në një event vjetor në këtë qytet që nuk ndalet së rinovuari vetveten. 

Projektet Shumëngjyrëshe

ngjyra pallateshstreet art TiranaProjekti, mbështetur nga Instituti Kulturor Italian dhe Ambasada Franceze në Tiranë, i ka dhënë një fytyrë të re hapësirave urbane të qytetit. Fasadat anonime të ndërtesave janë shndërruar në vepra arti të vërteta në natyrë, që kanë revolucionarizuar plotësisht pamjen e kryeqytetit. 

Punimet janë të gjitha të bukura dhe secila ndryshon nga tjetra. Ato variojnë nga murali shumëngjyrësh nga Eljan Tanini te DreamLand nga FRANKO, me personazhet ikonë të kinematografisë e jo vetëm. Disa nga këto punime janë ndër më të preferuarat e mia, të cilat jo vetëm i adhuroj, por edhe telefonin tim e kam të mbushur me to.