Suksesi sipas njerëzve të suksesshëm

nga Flogerta Driza

Këta janë ndër personazhet më të suksesshëm të botës së artit, kulturës, shkencës dhe politikës. Nga secili prej tyre mund të mësojmë diçka në lidhje me atë se çfarë ka përfaqësuar suksesi për ta.

“Kushdo mund të jetë i suksesshëm. Nëse ia përsërisni vetes disa herë këtë gjë, mund të jeni edhe ju i tillë një ditë.”
John Lennon

“Në botën e fakteve, të dobëtit nuk ndëshkohen dhe as të fortët nuk shpërblehen. Suksesi është për të fortët, dështimi është për të dobëtit.”
Oscar Wilde

dua.com

“Një mashkull që ka qenë i preferuari i padiskutueshëm i nënës së tij, mban qëndrimin e brendshëm të një pushtuesi, besim të plotë në sukses dhe kjo, si përfundim, e çon drejt suksesit të padiskutueshëm gjatë jetës së tij.”
Sigmund Freud

“Për të bërë përparime të mëdha, ne nuk duhet vetëm të veprojmë, por edhe të ëndërrojmë, jo vetëm të planifikojmë, por edhe të besojmë.”
Anatole France

“Zgjuarsia për të arritur suksesin gjendet në veshin e atij që dëgjon, dhe jo në gjuhën e atij që flet.”
William Shakespeare

Suksesi është si të arrish një qëllim të rëndësishëm dhe të kuptosh se është gjithmonë i njëjti.”
Audrey Hepburn

“Duhet të mos u predikojmë të rinjve se suksesi është qëllimi i vetëm në jetë. Arsyeja më e rëndësishme për të punuar në shkollë dhe në jetë është kënaqësia në punë, kënaqësia për rezultatin e saj si dhe vetëdijësimi i vlerës e rezultatit për komunitetin.”
Albert Ajnshtajn

“Të gjithë ata që kanë sukses në jetë, kanë aftësinë t’i shfaqin mangësitë dhe dobësitë e tyre si forcë. Për ta bërë këtë duhet t’i njihni këto mangësi në një mënyrë jashtëzakonisht të qartë dhe precize.”
Friedrich Nietzsche

“Gjyko suksesin tënd në lidhje me atë që të është dashur të heqësh dorë për ta arritur.”
Dalai Lama

“Kurrë nuk mund të kisha bërë atë që kam bërë pa përpikmërinë, rregullin dhe vendosmërinë për t’u përqëndruar vetëm tek qëllimi i radhës.”
Charles Dickens

“Suksesi nuk ka as shije, as erë, dhe kur mësoheni me të  do t’ju duket sikur nuk ekziston.”
Marisa Paredes