Takime të reja – Ja pse duhet të shfrytëzoni platformat online

nga Flogerta Driza

Ka shumë arsye në ditët e sotme pse duhet t’i shfrytëzoni platformat online për takime të reja dashurie. Më në fund edhe shqiptarët e kanë një të tillë prej gati një viti e gjysëm tashmë. Aplikacioni dua.com ka treguar histori të shumta suksesi që kanë përfunduar në fejesa, martesa apo edhe duke pritur beben e parë.

Nuk është për tu habitur nëse duke përdorur aplikacionin dua apo ndonjë platformë tjetër ju t’i jepni vetes një mundësi të re për sa i përket dashurisë. Në këtë mënyrë bini në kontakt me njerëz që kanë interesa të ngjashëm me ju. Shkëmbeni biseda argëtuese e pastaj ndoshta edhe takoheni e përfundoni në lidhje. Shumica e dashurive në kohët moderne e kanë një nismë të tillë.

Nisur nga kjo do t’ju japim disa arsye se pse nuk duhet të hezitoni t’i përdorni platformat online si dua.com për të patur takime të reja:

Kurseni kohë takime të reja

Kur njiheni online kurseni shumë më shumë kohë se sa kur e bëni këtë në mënyrën klasike.
Mund ta vëreni shpejt se dikush nuk ju përshtatet dhe e lini me aq duke prerë kontaktet e duke mos u mpleksur më tepër. Shmangni sikletin e drejtpërdrejtë dhe kurseni nervat tuaja. Ndërsa nëse dalim dhe njihemi direkt përmes dikujt të afërt kjo na merr kohë, mund, disa takime e ndonjëherë edhe ndonjë shkëputje të sikletshme për të mos prishur qefin e asnjë pale. Përfundoni në zvarritje e në fund me një shkëputje të hidhur. Me platformat online nuk ka hatërmbetje.

Lidheni dhe kërkoni persona që ju përshaten

Sot shumë platforma online për takime të reja japin mundësinë të kërkoni një person me specifikat që ju preferoni, përfshirë këtu moshën, vendin, profesionin, etj. Zgjidhni ju vet me cilin lloj të njerëzve dëshiron të jesh në kontakt dhe me cilët jo. Kjo është një përparësi që vetëm platformat e takimeve online e kanë. Përmes tyre është e lehtë të gjeni persona që ju pëlqejnë.

takimePa stres dhe angazhime

Të gjithë e kemi përjetuar stresin e takimeve të para. Kjo gjë është krejt ndryshe në platformat online. Gjatë njohjes online jeni shumë më pak të stresuar sepse akulli është shkrirë tashmë. Kur bisedoni me ta ndiheni më të shlirët dhe komod.  Kjo do t’ju ndihmojë shumë edhe kur të vijë koha të takoheni përballë sepse deri në atë pikë jeni njohur mirë.

Refuzimi nuk ndikon keq 

E mira e njohjeve online qëndron gjithashtu në fatin se nuk do të ndiheni keq nga refuzimi. Nëse dikush që nuk e njhni ju refuzon kjo nuk ju bën shumë përshtypje dhe përfundoni të mos ndiheni shumë keq. Situata do të ishte shumë më ndryshe nëse flasim për jetën reale ku refuzimi ka krejt ndikim tjetër.

Zanafilla e takimeve online nisi në vitin 2004

Takimet online kanë patur një rritje shumë të shpejtë! E gjitha kjo ka filluar me zhvillimin e rrjeteve sociale në vitin 2004 nga  faqet e dikurshme Myspace, Bebo, Twitter, Ninged, Orkut, Friendster, Instagram dhe sigurisht edhe me rrjetin më të madh social Facebook.
Fale këtyre rrjeteve sociale që njerëzit nisën t’i përdorin rëndon u zbulua një rrugë më e thjeshtë për të mbajtur në lidhje me familjen dhe shoqërinë, por edhe takime të reja online që synojnë lidhje dashurie e ndoshta ndoshta edhe martese.