Takimet e para nga dua.com – Ja çfarë na rrëfehet një djalë

nga Flogerta Driza

Takimet e para nga dua.com nuk kanë munguar edhe pse aplikacioni ka tashmë vetëm katër javë që është lançuar,  Kjo na ka lumturuar më shumë se çdo gjë tjetër, sidomos kur këto takime të lezetshme na vijnë të rrëfyera nga vet përdoruesit e aplikacionit tonë.

Historia e takimit të parë nga aplikacioni i dua.com, mes një djali dhe një vajze, na vjen e rrëfyer nga L. Sigurisht, për arsye privatësie, me kërkesën e djalit në këtë rast, nuk do përdorim emrat e tyre por vetëm inicialet. Ja si shprehet L. për aplikacionin dhe takimin e parë pas një ‘Match’ të shumëpritur:

Më trego pak, të lutem, për Match-in (Përputhjen) e parë? Të bëri ajo like apo i bëre ti?

dua.com app

Sigurisht i bera une ‘like’ i pari, meqë ishte afër, unë nga Tirana dhe ajo nuk ishte shumë kilometra larg meje. Pastaj, ajo më ktheu ‘like’ dhe u bëm ‘Match’. I shkruajta ‘Hi’ në inbox, dhe aty pastaj, nëse të kujtohet të shkruajta ty e të tregova që po prisja përgjigjen e saj.

Po më kujtohet, mu bë qefi shumë! Më trego pak, po pastaj si shkoi biseda me vajzën? Dhe kur vendosët të takoheshit?

Biseda shkoi normalisht, u prezantuam, dhe folëm pak për njëri-tjetrin. Meqë mua më pëlqen më tepër të flas përball më dikë e ftova direkt për kafe.

A pranoi?

Po.

Si shkoi takimi i parë? Na e përshkruaj pak.

Të them të drejtën dua të rezervohem pak tek kjo pjesë, por shkoi mirë. Të dy sapo kishim ardhur nga puna dhe ishte shumë vapë. U takuam në një kafe të zakonshme. Ishim veshur thjesht, sepse mendoj as unë e as ajo nuk e menduam si diçka serioze. Diçka e nxituar, megjithatë tham – Pse jo?! Takimi shkoi mirë. Folëm, qeshëm dhe u njohëm pak më mirë.

Çfarë të pëlqeu tek ajo kur e takove nga afër?

Shumë gjëra. Ishte vajzë e zgjuar, me ëndrra, ambicje, pëlqente aventurat dhe ishte goxha simpatike. 

Mesa duket të paska lënë përshtypje. Ke ndërmend ta takosh për herë të dytë?

Unë po, do doja ta takoja sërish, por kuptova që ajo jo. Edhe pse nuk ma tha direkt në kafe, sepse nuk i folëm shumë drejtpërdrejt gjërat aty, më tepër shijuam momentin. Pastaj, ishte thjesht një kafe në fund të fundit.

Kur të tha se nuk donte të kishte një takim të dytë me ty? Po lidhjet pas kësaj a i mbajtët?

Ma tha pas pak ditësh, pasi e pyeta. Unë nga ana ime tentova sigurisht, por ajo kishte plane të tjera dhe nuk ishte ende gati për diçka konkrete. Megjithatë, e vlerësoj mendimin dhe sinqeritetin e saj. Por, shansin e lash hapur duke i thënë se nëse e rimendon, unë nuk do t’i them jo.

E kuptoj L dhe më vjen keq. Megjithatë, ti si ke humbur shpresat, apo jo?

Jo, jo, kam edhe dy takime të tjera.

dua takime

Ahahaha, po ti thuaj! Presim lajme të mira nga ty dhe na bëhet qefi që përmes aplikacionit tonë ke patur sukses për një takim të parë, e ndoshta do kesh edhe për shumë takime të tjera, ku i dihet. 

Se për pak harrova të të pyes. Si t’u duk eksperienca në aplikacionin e dua.com pasi e shkarkove? A kishe patur rastin të provoje një aplikacion të ngjashëm më parë?

Aplikacioni mu duk mirë si fillim, dhe ajo që më pëlqeu më shumë ishte fakti se më në fund doli një app posaçërisht për shqiptarët. Eksperiencë me aplikacione të ngjashme kam pasur, por dua.com më pëlqeu pikërisht sepse ishte shumë ‘user friendly’. E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte fakti i numrit të kufizuar të ‘like-ve’ dhe ‘superlike-ve’, doja më tepër me thënë të drejtën.

E kuptoj L, megjithatë ashtu si edhe shumë përdoruesëve të tjerë u kemi premtuar se kjo gjë do të ndryshoj me versionin Premium. Madje, madje tashmë çdo 12 orë, nurmi i ‘likeve’ dhe ‘superlikeve’ karikohet, ndryshe nga më parë që ishte vetëm një herë në 24 ore. 

Po profilit tënd, a i kushtove ndopak rëndësi kur e krijove?

Të them të drejtën, thjesht ndoqa udhëzimet, vendosa një foto që mendoj se kam dal bukur dhe kaq. Ende se dija si funksiononte dua.com në fillim, por ia mora dorën shpejt.

Kur të kesh takime të tjera nga dua.com do të na bëhej qefi po të na shkruaje sërish. Ne të falenderojmë për rrëfimin tënd të sinqertë dhe të urojmë fat.

Nëse dikush dëshiron të dërgojë rrëfimin e tij ose saj për takimet e para nga dua.com, mjafton të na shkruaj tek: flogerta@dua.com

Shënim: Fotot nuk i përkain çiftit që u takua.