Takimet online – Disa këshilla profesionale për sigurinë tuaj

nga Flogerta Driza

Gjatë dekadës së kaluar, takimet online janë bërë më të përhapura se kurrë. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 – takime tradicionale siç e dimë po zëvendësohen me takimet online në FaceTime dhe lidhjet në distancë.

Kur filloi pandemia globale në Mars të vitit 2020, dua.com raporton se takimet në faqen e tyre janw rritur me 67%. Jo vetëm kaq por u pa një rritje prej 36% e mesazheve të dërguara përmes platformës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me aplikacionet e tjera të takimeve olnine nëpër botë.

Takimet online kanë disa përfitime, të cilat besoj i kemi përmendur shpesh. Megjithatë, duam t’ju sjellim sot disa këshilla pwr sigurinw tuaj.

1. Mbroni identitetin tuaj

takimet online

Hapi i parë për takimet online është krijimi i një profili. Edhe pse do të donit të ndani versionin më të mirë të vetes në internet, është e rëndësishme që të mbroni identitetin tuaj gjatë procesit. Si ta bëni këë? 

  • Kur krijoni një profil të tuajin, sigurohuni që të lini jashtë çdo informacion që mund të zbulojë vendndodhjen tuaj të saktë për të huajt në internet. Mjafton të vendosni nga cili qytet ndodheni, por jo adresën e rrugës apo të pallatit tuaj.
  • Zgjidhni një foto të re e cila nuk është e lidhur me një llogari të rrjeteve sociale. Nëse përdorni të njëjtën fotografi të profilit tuaj nga llogaritë e tjera, një i huaj mund të kryejë një kërkim imazhi në internet dhe të gjejë profilet tuaja edhe në rrjetet sociale. Mund ta ndani këtë informacion, vetëm pasi jeni njohur mirë me personin tjetër.
  • Mos harroni, për sa kohë nuk e dini që personi me të cilin po flisni nuk është autentik, mos ndani më të asnjë informacion delikat. Për shëmbull adresa e shtëpisë, punës, numrin personal të kartës së kreditit apo kartë identiteti.

2. Raportoni sjelljet e papranueshme ose të dyshimta

raporto

Fatmirësisht, ndryshe nga një takim tradicional, një përfitim i takimeve në internet është se mund ta injoroni, bllokoni ose fshini dikë me të cilin nuk doni të flisni. 
Nëse mendoni se profili i një përdoruesi është i dyshimtë, bllokojini ose raportojeni në sitin e duas. Ky raportim bëhet në heshtje të plotë dhe anonime, kështu që personi që Raportohet nuk do ta dijë. Këtu janë disa shembuj të sjelljeve që duhen raportuar:

  • Kërkon ndihmë financiare
  • Kërkon fotografi nudo
  • Është një i/e mitur
  • Përdor gjuhë fyese ose ngacmuese
  • Ju bën të ndiheni të kërcënuar ose të frikësuar

3. Jini të vetëdijshëm për Red Flags

Gjatë një marrëdhënie që krijoni në internet, është e rëndësishme të mbani sytë hapur për çdo flamur të kuq. Njerëzit mund të keqinterpretojnë veten në internet dhe mund të mos jenë saktësisht ata që thonë se janë. Kjo përfshin mashtrues, grabitqarë ose çdo person që kërkon të manipulojë ose të përfitojë nga besimi juaj. Më poshtë janë disa situata të zakonshme që duhet patur kujdes:

  • Jep përgjigje të paqartë për pyetje specifike
  • Bëhet menjëherë shumë intim ose romantik në fillim të komunikimit tuaj
  • Vepron në mënyrë posesive ndaj jush
  • Bën presion për të dhënë informacione personale si adresën tuaj të shtëpisë, numrin e telefonit ose adresën e punës
  • Mundohet të marrë informacionin tuaj personal nën maskën e dërgimit të dhuratave
  • Mesazhet duket se janë të automatizuara ose kanë kaluar përmes një përkthyesi
  • Nuk pranon të flasë në telefon ose të lidheni me kamer në Internet

4. Planifikoni një Takim me rrezik të ulët

coffee shop takim

Nëse marrëdhënia juaj në internet po shkon mirë, do të vijë koha kur do të dëshironi të takoheni personalisht. Nëse të dy jeni dakort, mund të planifikoni një takim personal.

Nëse dëshironi të takoheni personalisht për takimin tuaj të parë, sigurohuni që të mos keni COVID-19 si dhe ndiqni rregulloret specifike të shtetit.

Kur takoni Përputhjen tuaj për herë të parë, është më mirë ta bëni në një vend publik. Mos ndani që në takimin tuaj të parë vendodhjen tuaj apo adresën e shtëpisë/punës etj. 
Ndiqni gjithmonë intutën tuaj, ajo nuk gabon kurrë. Ndaj nëse keni ndjesinë se edhe pse e pëlqeni shumë ka dicka që nuk shkon, zakonisht nuk jeni gabim.

5. Ndani vendndodhjen tuaj të takimit me një mik

takim

Para se të takoheni për herë të parë me Përputhjen tuaj, sigurohuni që të fusni në plan një mik ose një anëtar të familjes. Shumica e telefonave dhe pajisjeve elektronike e bëjnë të lehtë ndarjen e vendndodhjes suaj me të tjerët, të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë. Kjo gjithmonë nëse është e nevojshme. Për takimin e parë, ose derisa të ndiheni rehat, është gjithashtu më mirë të shmangni vajtjen në shtëpinë e personit. 

6. Krijoni një strategji daljeje

Gjithmonë kini një strategji daljeje në rast se ndiheni të kërcënuar ose të intimiduar gjatë takimit tuaj. Ne nuk po themi të shkoni në çdo takim duke menduar se diçka mund të shkojë keq, por besojini instikteve tuaja dhe jini gjithmonë të përgatitur.

Para se të shkoni në takim, sinkronizohuni me një mik ose anëtar të familjes per një sinjal diskret që tregon se keni nevojë për ndihmë. Për shembull, kjo mund të jetë aq e lehtë sa dërgimi i një emoji ose fjale kodi tek një person i caktuar që do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga një situatë e keqe ose kur nuk ndiheni mirë.

dua Marketplace banner