Takimet online: Si të përdorim internetin për dashurinë?

nga Flogerta Driza

Nëse jeni gati të hyni në botën e takimeve online, por nuk jeni të sigurtë si ta bëni atë, mos u brengosni! Ekzistojnë disa gabime të zakonshme që bëhen nga fillestarët për takimet online.

Por nëse ndiqni hapat në vazhdim, do jeni gati për të notuar në ujërat e takimeve online në çdo kohë.

Postoni një fotografi të mirë

takimet online fotografi

Foto: Freepik

Postimi i fotografive jo të mira është një nga gabimet e zakonshme që njerëzit i bëjnë. Ka shumë rëndësi që të mos e anashkaloni këtë hap. Postoni një fotografi tuajën, me të fundit që keni bërë. Postoni një të trupit tuaj nëse doni, por sigurohuni që të jetë një fotografi e nxjerrë në një ambient normal dhe me dukje normale. P.sh. mos nxirrni fotografi ku shfaqeni lakuriq në pjesën e sipërme të trupit tuaj.

Zgjidhni faqen e duhur

Egzistojnë aq shumë web-faqe që shfrytëzohen për të nxitur takimet online saqë nganjëherë është e vështirë të zgjidhni se cilën të përdorni. Bazuar në atë çfarë po kërkoni, një lidhje afatgjatë që mbase do t’ju çojë në martesë, apo një faqe ku po të dëshironi mund të krijoni edhe miqësi. Në këtë rast dua.com do të ishte zgjedhja e duhur.

Mos i përmendni ish – të dashurit/të dashurat tuaja

takimet balle perballe

Foto: Freepik

Kjo është diçka e njohur për takimet sy më sy, por mendimi praktik ikën nga truri kur bëhet fjalë për takimet online. Duke e përmendur ish të dashurin apo të dashurën tuaj, ju po e valëvisni një flamur të kuq. Kjo tregon se kur flisni për ish-ët që mund të kesh në bagazhin tënd, ke ende ndjenja për ta. Kjo nuk është aspak tërheqëse.

Mos gënjeni

Kjo shkon në një kategori me rregullën e përdorimit të një fotografie të mirë, por është shumë më e rëndësishme. Ndonjëherë është tunduese të shtrembërosh të vërtetën për të lënë më shumë përshtypje, por mos e bëni këtë. E dashura / i dashuri yt potencial do kërkojë të dijë të vërtetën dhe kjo mund të jetë një pengesë e madhe për të ardhmen. Në vend të kësaj, të gënjesh do të thotë se nuk jeni i sigurtë dhe kreativ që të tregoni gjëra interesante për veten, kështu që mos trilloni.

Tani e dini se si mund të antarësoheni tek takimet online në mënyrë të suksesshme. Është e dukshme se është pak më e komplikuar se kjo listë me gjëra, mirëpo nëse ndiqni këta hapa të thjeshtë, me siguri do të merni një mesazh nga njerëz të lezetshëm online në çdo kohë.

dua Marketplace banner