Takimi i parë – Ja se si duhet të silleni që të eci si duhet!

nga Flogerta Driza

Takimi i parë është shumë emocionues dhe kjo është krejt normale. Ajo që te rinjtë mendojnë shpesh është se si t’i bëjnë përshtypje personit tjetër. Ne do t’ju japim disa këshilla të thjeshta se si të silleni që të mos bini në sy për keq.

Sinqeriteti në komunikim

Shumë njerëz në takimin e parë nuk duan të bëjnë gjëra kundra rrymës dhe preferojnë të rrinë sa më urtë. Kjo sepse mendojnë se do t’i pëlqejnë më shumë personit tjetër. Në këtë rast, nuk je duke shfaqur personalitetin tënd të vërtete. Duke qëndruar i heshtur nuk do të dukeni aspak tërheqës për personin që po ju shoqëron. Situata do të bëhet e mërzitshme.

sinqeritet

Foto: @alexandrahraskova via Twenty20

Kjo nuk është ajo që doni apo jo? Reagoni më tepër ndaj situatave dhe personi tjetër do t’ju mbajnë mënd gjatë. Shprehni mendimin tuaj për gjërat që ju pëlqejnë ose jo. Mos hezitoni të komentoni për cfarë ju bën të ndiheni mirë ose keq. Njerëzit pëlqejnë sinqeritetin, prandaj guxoni sa më shumë. Kështu, do te dukeni të vërtetë dhe interesant.

Gjuha e trupit

Takimi i parë dhe gjuha e trupit duhet të jenë në kombinim me njëra-tjetrën. Na lejoni t’ju shpjegojmë. Nëpërmjet gjuhës së trupit mund të kuptoni nëse personi që keni në krah është i interesuar ose jo. Këtë mund ta shprehni me anë të gjesteve dhe prekjeve të ndryshme.

Ju sugjerojmë të mos e teproni me prekjet, lërini të jenë aksidentale, dhe ruani anën tuaj të misterit. Nuk doni që gjërat të bëhen bajat që me takimin e parë apo jo? Filloni me veprime të thjeshta. Së pari, kur sapo takoheni, shtrëngoni dorën e personit tjetër. Shikonjeni në sy personin gjatë kohës që flisni për të treguar se jeni i/e vëmendshme. Mos harroni të mbani trupin drejt, për tu dukur sa më elegant/e dhe tërheqës/e. 

Biseda e përbashkët

Nëse gjatë takimit të parë nuk preferoni të flisni shumë kjo nuk është shenjë e mirë. Nuk po ju themi të mos pushoni së foluri, por të jeni interaktiv në bisedë. Mos lejoni t’ju pushtoj frika ose stresi, shprehuni lirshëm. Flisni për veten por dëgjoni edhe partnerin. Mos u ndalni te gjëra shumë personale që në takimin e parë, por flisni për gjëra të përgjithshme që kanë të bëjnë me ju.

takimi i parë

Foto: @sashapritchard via Twenty20

Flisni për një libër të preferuar, apo për ndonjë film që keni parë së fundmi dhe ju ka mbetur në mëndje. Duke folur apo duke bërë pyetje të ndryshme, bëni që personi tjerër të përfshihet në bisedë dhe të ndërveproj me ju. Biseda e përbashkët do t’ju shtyjë të lidheni më shumë.

Emocionet

Takimi i parë është padiskutim emocionues. Njerëzit priren ta mbajnë mënd gjatë, dikë që i ka bërë të ndiejnë një emocion të veçantë. Ka shumë mënyra të ndryshme për të arritur këtë gjë gjatë një bashkëbisedimi, fokusohuni tek emocionet pozitive. Në një bisedë të rastit, ndoshta është pak e vështirë, por jo e paarritshme.

Për shembull, gjatë bisedës, bëjeni për të qeshur personin në krah. Shkrepni ndonjë batutë, tregoni ndonjë histori personale që është qeshur, pra jini vetvetja. Diçka tjetër që mund të bëni, që të mbaheni mend, është duke ndarë opinione e mendime mbi një temë të caktuar. Këtë temë lidheni me diçka personale nëse doni, kështu do t’i bëni shumë përshtypje personit tjetër. Sigurisht pa shpikur gjëra dhe pa gënjyer.

Do donin t’ju përfshinim edhe këshilla të tjera, por këto janë mirë sa për fillim. Dashuria është rrugë e gjatë ama ia vlen të bëhet.

dua Marketplace banner