Të dashurosh përsëri pas lëndimit – Disa këshilla për ty

nga Argjenda Selmani

Një nga periudhat me të vështira jetësore është kur nuk gjen forcë të dashurosh përsëri pas lëndimit. Çdo dhimbje që lidhet me dashurinë zgjatë, mirëpo edhe asaj si çdo gjëje tjetër, duhet t’i vijë fundi. Pas një dashurie, një lidhje apo edhe një martese të dështuar, vjen shërimi.

Duhet të bëhesh gati të dashurosh përsëri. Gjëja e parë që të duhet është dashuria ndaj vetës. Ta duash vëtën pa kushte, ta kesh prioritet para së gjithash. Prandaj për të gjetur forcë për një dashuri të re të duhet dashuria ndaj vetës, dhe vullneti për këtë ndryshim pozitiv. Mirëpo, çka tjetër? Ne ju tregojmë!

Kalo të gjitha fazat e dhimbjes dhe proceso mirë ndienjat tua, para se të dashurosh përsëri

te dashurosh perseriKa shumë rëndësi që pas një thyerje zemre të procesoni mirë ndienjat tuaja. Pas ndarjes ju duhet ta lejoni vetën të kaloni në të gjitha fazat e saj. Lexoni këtu se cilat janë fazat nëpër të cilat të gjithë njerëzit kalojnë pas një ndarjeKa shumë rëndësi që të mos nguteni e të krijoni një lidhje të re kur ende nuk jeni gati të dashuroni sërish. Lidhjet e shpejta dhe jo stabile njëra pas tjetrës vetëm sa do të ju dëmtojmë më shumë juve emocionalisht. Në vend se t’ju nxjerrin nga gërmina emocionale ku jeni futur, do t’ju fusin aty edhe më thellë. Prandaj keni kujdes.

Mendo si erdhi të lëndimi herën e fundit dhe pse

Për tu mos u ndodhur sërish në pozitën e njëjt, idenfikoni problemin e herës së fundit. Pse dështoi ajo lidhje? Pse u lënduat ju? I kujt ishte faji? Vetëm i partnerit/es, apo kishit të bënit edhe ju? Është mirë të reflektoni mbi këto gjëra dhe me pjekuri të arrini të kuptoni se pse gjërat nuk shkuan ashtu siç e menduat. Tek e fundit kjo është e vetmja mënyrë që ju pas një kohe mos të ndodheni sërish në të njëjtën pozitë. Tek e fundit, gabimet që harrohen, përsëriten gjithmonë!

Çka do të doje të bëje ndryshe?

te dashurosh perseri

Ta zëmë se për momentin jeni gati të kërkoni një partner/e të ri/re. Mendoni se cilat do të ishin pritshmërit e juaja për të në këtë rast. Çfarë prisni nga ai person? Po nga kjo lidhje e mundshme e re? Po ju  vetë, çfarë ofroni? Këshilla jonë është që të përpiqeni ta imagjonin vetën në 5 vitet e ardhshme. Mendoni për planet e juaja personale e profesionale dhe ta definoni se si e shihni vetën në aspektin dashuror. Kjo do t’ju ndihmojë shumë.

 

Nëse je gati të dashurosh përsëri, ku do ta kërkosh dashurinë?

Kur të keni arritur te pika që ndiheni gati të dashuroni përsëri vjen një tjetër sfidë. Megjithatë kjo është një sfidë që bëhet më e lehtë me ndihmen e dua.com! Për të hyrë në botën e  beqarëve që janë në kërkim të dashurisë mjafton të krijoni një profil në dua.com!

rriteniPlotësojeni atë me fotografitë më të bukura që keni dhe të dhënat tuaja. Plotësoni bio-n tuaj. Përshkruajeni vetën siç dëshironi ju. Me filterin që dua.com ofron përcaktoni grupmoshën e personave për të cilët jeni të interesuar, si dhe lokacionin.

Lexoni këtu se si krijohet një profil i kompletuar dhe atraktiv në dua.com.

Aplikacioni dua.com funksionon në bazë të përputhjeve. Për të filluar komunikimin me persona të tjerë që e përsorin aplikacionin ju duhet të bëni dhe të merrni pëlqime. Në mënyrë qe dy persona të përputhen në dua.com të dy duhet ta pëlqejnë, apo bëjnë like njëri-tjetrin. Atëherë hapet mundësia për bisedë. Në anën tjetër, përmes dua.com ju mund të bëni edhe videothirrje, të abonoheni premium e te bleni pako të ndryshme.

Lexoni këtu disa histori suksesi nga çiftet e dua.com