Telegrafi: Interesim i madh i shqiptarëve për aplikacionin dua.com

nga Kaltrina

Koncepti i dua.com duket se nuk i ka pëlqyer vetëm atyre të cilët duan të shkarkojnë aplikacionin. Qysh prej themelimit, ideja dhe misioni i platformës kanë qenë vazhdimisht pjesë e mediave.  

Lajmi i cili u publikua së fundmi në Telegrafi.com, tregon mbi interesimin e shqiptarëve për versionin beta të dua.com.

Telegrafi per dua.com”Interesimi i jashtëzakonshëm dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj misionit të kësaj platforme, ka bërë që deri tani rreth 43.000 shqiptarë të regjistrohen në dua.com, e ky numër po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë”, shkruan Telegrafi.

Më tutje në artikull thuhet se: “Aktualisht shqiptarë nga më shumë se 150 qytete të botës janë bërë testues të aplikacionit. Është mahnitëse të shohësh një interesim të tillë dhe sa larg ka mbërritur të njihet dua.
Telegrafi per dua.com
Edhe pse vetëm version testues, përdoruesit aktualisht kanë mundësi që në aplikacion të:
-Krijojnë llogari
-Krijojnë profilin personal
-Të zgjedhin moshën të cilën janë të interesuar
-Njoftohen me persona të rinjë
-Të gjejnë persona me të cilët përshtaten (match)
-Të pëlqejnë profilet e atyre që dëshirojnë
-Bisedojnë me njëri-tjetrin
-Të shprehin përshtypjet mbi aplikacionin”.

Mbështetja e mediave për të transmetuar mesazhin e dua.com tek shqiptarët kudo në botë është një gjë shumë e fuqishme. Prandaj dua.com është falenderuese për të gjitha mediat të cilat vazhdimisht shprehin përkrahje dhe kontribojnë në përmbushjen e misionit për të bashkuar shqiptarët.

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni këtu.