Tetë gjëra që duhet t’i bësh këtë verë patjetër!

nga Argjenda Selmani

Kur përmendet vera të gjithve na vjen në mendje koha kur ishim më të rinj, ose fëmijë. Mirëpo si e paramendoni këtë verë? E dimë që kohërat kanë ndryshuar. Tashmë kemi me pak kohë të lirë dhe mënyra se si pushojmë nuk është më e njejtë.

Nuk ka rëndësi sa të gjata, të shkurtëra, luksoze apo të thjeshta janë pushimet tona. Ne nuk duhet të reshtim së kërkuari magjinë e stinës së verës! Atë e gjejmë në këto gjëra të vogla, që ne ju rekomandojmë t’i bëni këtë verë patjetër!

Shiko lindjen e diellit

Kur është hera e fundit që ke ndejtur zgjuar vetëm për të vështruar lindjen e diellit? Ose ndoshta jeni zgjuar herët vetëm më qëllimin për ta vështruar magjinë e ngjyrave në qiell. Lindjet e diellit në verë janë të freskëta, të bukura dhe të mbushin energji për të vazhduar një ditë të gjatë vere me plotë argëtim!

Bëhu turist në qytetin tënd

Bëhu turist në qytetin tënd

Nganjëherë jemi të prirur të harrojmë bukuritë e qytetit tonë. I marrim për të mirëqena dhe nuk i vizitojmë shpesh. Këtë verë gjeni pak kohë të vizitoni muzetë e qytetit, Kullën e qytetit tuaj nëse ka një të tillë, tregun e qytetit, bibliotekën, etj. Të jeni të sigurtë se do të mësoni gjëra të reja edhe pse ndoshta jeni të bindur se i keni të gjitha informatat!

Shijo një ecje në natyrë

Ecja në natyrë është një nga meditimet më të mira. Mos hezitoni që një ditë të qëndroni larg filmave, muzikës, dhe internetit! Thjeshtë shijoni një ecje në natyrë dhe relaksohuni! Pasditet e freskëta të verës janë ideale për një aktivitet të tillë. Në fund të kësaj ecje do të ndieni një dëshirë ta bëni më shpesh këtë gjë.

Kalo kohë me familjen

Kalo kohë me familjen

Këtë verë në ju sygjerojmë të gjeni pak kohë për të kaluar me më të dashurit tuaj, familjen. Po patet mundësi organizoni ndonjë mbledhi të vogël familjare. Ideale do të ishtë një piknik, qoftë ai edhe në oborrin e shtëpisë! Harmonia familjare do të ju jap një energji që ndoshta ju ka munguar gjatë një vitit të ngarkuar me punë!

Mbill dicka në kopsht


Nëse jeni nga ata persona që më herët keni mbjellur lule, bimë të ndryshme apo edhe perime e pemë, atëherë e dini lumturinë që sjellë kjo gjë! Ju duhet thjeshtë ta përsërisni. Kurse nëse ende se keni pasur një eksperiencë të tillë në ju inkurajojmë ta bëni këtë verë. Nuk ka gjë më frymëzuse dhe relaksuese sa sa të shihni punën tuaj të marrë jetë.


Bëni fotografi

Bëni fotografi

Në kohën e rrjeteve sociale edhe telefonave të mençur të gjithë bëjmë fotografi pa fund! Në fakt kjo është një gjë shumë e mirë. Duke bërë fotografi ne koleksionojmë kujtime të cilat do t’i çmojmë edhe më shumë më vonë! Mjafton t’i ruajmë më kujdes. Prandaj edhe këtë verë përkujdesuni t’i përjetësoni edhe ditët e mira të kësaj vere.

Merrni pjesë në një koncert ose shkoni në kamping

Po patët mundësi, këtë verë mos e lini pa marrë pjesë në një koncert. Nëse është nga këngëtari ose nga bendi juaj i preferuar edhe më mirë! Përpos koncertit, mund të bëni edhe kamping, në një vend të përshtatshëm që ju e pëlqeni. Net të tilla zakonisht krijojnë kujtime të paharrueshme.

dua Marketplace banner