Themeluesi i dua.com folës në ngjarjen Startup Grind Prishtina

by Argjenda Selmani

Të martën më 9 qershor, Valon Asani, themeluesi i dua.com do të jetë folës në ngjarjen Startup Grind Prishtina. Organizuar nga Innovation Centre Kosovo, Startup Grind njihet si një prej komuniteteve më të mëdha të bizneseve startup.

Rreth Startup Grind

E themeluar në Silicon Valley, Startup Grind ka ndihmuar miliona ndërmarrës të ndërtojnë bizneset e tyre.  Ndërmarrësit ndihmohen duke ju ofruar mundësi për tu lidhur me partnerë strategjikë, të sigurojnë fonde apo të gjejnë klientë. Me punë të palodhshme ndër vite, ky komunitet biznesor ka arritur të zgjerohet në më shumë se 125 vende të ndryshme të botës. Kësisoj është krijuar një rrjet me mbi 2.000.000 ndërmarrës.

dua.com Startup GrindNgjarjet e organizuara në baza mujore kanë zgjuar interesimin e organizatave dhe mediave të shumta nga e gjithë bota.  Për këtë arsye sot kjo kompani numëron një numër të madh të partnerëve strategjik si: Google for Entrepreneurs, TechCrunch, USA Today, Entrepreneur etj.

Valon Asani prezanton dua.com

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Innovation Centre Kosovo, të marten më 9 qershor do të mbahet një ngjarje e Startup Grind edhe në Prishtinë. Në këtë ngjarje do të ketë pjesëmarrës të shumtë dhe të ftuar special, ndërsa folës do të jetë Valon Asani themelues i dua.com dhe MIK Group. Asani do të shpalosë eksperiencën e tij në Zvicër, kthimin në Kosovë dhe historikun e themelimit të platformës unike për shqiptarët dua.com. Për më shumë informata vizitoni eventin në Facebook duke klikuar këtu.