Themeluesi i dua.com i ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK

nga Kaltrina Podrimaj

Themeluesi i dua.com, Valon Asani ishte i ftuar sot në programin e mëngjesit në RTK (Radio Televizioni i Kosovës). Aty ai foli për karrierën e tij dhe krijimin e dua.com. Kësaj platforme e cila ka për synim bashkimin e shqiptarëve në mbarë botën.

Gjatë intervistës Asani tregoi se edhe pse i lindur dhe rritur në Zvicër, gjithmonë ka pasur dëshirë të kthehet në atdhe. Duke lënë kështu Zvicrën, shtet ky i cili konsiderohet si një prej vendeve më të mira në botë për jetesë. Asani është një i ri nga diaspora i cili ka lënë gjithçka pas për tu kthyer në Kosovë dhe për të investuar.

Në këtë intervistë Valon Asani ka dhënë infomacione të rëndësishme mbi aplikacionin dua.com. Ai ka treguar me tepër detaje edhe për krijimin e platformës si dhe formimin e ekipit. Themeluesi i dua.com ka theksuar se ky aplikacion do të ndahet në tri pjesë. Ato janë: dashuri, ndihmë dhe biznes.

Për më shumë informata shikoni videon më poshtë: