Themeluesi i dua.com: Ideja më erdhi rrugës për Kosovë

by Argjenda Selmani

Aplikacioni që po bashkon shqiptarët, dua.com, është në prag të publikmit. Themeluesi i dua.com, Valon Asani bëri të ditur se data 22 qershor është dita që e keni pritur për të pasur mundësi të lidheni me shqiptarët kudo në botë.

Këtë ai e tha në ngjarjen Startup Grind Prishtina. Organizuar nga Innovation Centre Kosovo të martën që lamë pas. Aty themelues i dua.com foli jo vetëm për platformën por edhe për rrugëtimin e tij si ndërrmarrës i ri nga Zvicra në Kosovë. Gjithashtu ai tregoi edhe për kompaninë e tij MIK, të themeluar tash e disa vite si dhe investimet në Kosovë.

Ideja që i shkrepi rrugës për Kosovë

themeluesi i dua.comNë këtë prezantim që ju dedikua rrugëtimit të tij në biznes, themeluesi i dua.com tregoi se si i erdhi ideja për një platformë si dua. I lindur në Zvicër, gjatë një rrugëtimi me makinë për në Kosovë, Asani kishte folur me babain për herë të parë për një mundësi të tillë.

Dua si ide më ka lindur në vitin 2011. Më kujtohet shumë saktë. Kam qenë me babin tim në makinë duke ardhur për Kosovë. Kemi folur për ide të ndryshme. Aty kemi folur për një platformë që i lidh shqiptarët”, tregoi Asani.
Ai aso kohe kishte nisur një platformë por nuk ishte foksuar shumë në të. I njëjti projekt u riaktivizua në 2015 me emrin ‘Albanian Friends’ por mori kahjen e vërtetë vetëm në vitin 2019. Atëhere kur e mori edhe emrin dua dhe Asani ju dedikua komplet këtij projekti. Në ICK Asani theksoi se misioni i kësaj platforme është të bashkojë shqiptarët në mbarë botën. Kjo platformë e komunikimit ndihmon anëtarët e saj të takohen, të ndërtojnë një rrjet të fortë komunikimi dhe të përjetojnë eksperiencat më të mira sa i përket njohjeve të dashurisë.

Më 22 qershor në duartë tuaja

Në këtë prezantim themeluesi i dua.com, Valon Asani bëri të ditur edhe lajmin e mirë se aplikacioni së shpejti do të jetë në dispozicion të shqiptarëve kudo që janë. “Me 22 qershor, në më pak se dy javë aplikacioni dua.com do të jetë në app store themeluesi i dua.comdhe play store. Do të jetë vetëm versioni love dhe pastaj do të punojmë edhe në dua biz dhe dua help”, tregoi Asani. Tutje ai sqaroi se kur aplikacioni të plotësohet me tri fushat e veta përkatëse, komunikimi mes shqiptarëve do të jetë shumë më i lehtë dhe funksional. Gjë që është edhe misioni i duas, lidhja e shqiptarëve në mbarë botën. 

‘Partnerët dhe ekipi janë pjesa më e rëndësishme’

Sipas ndërrmarrësit Valon Asani, rrugëtimi është ai që ta ndriçon synimet. Pra me rëndësi është që të nisësh idenë tënde dhe të mos dorëzohesh.
I pyetur për rolin e partnerëve në ndërrmarrësi, Asani në Startup Grind tha se ata janë pjesa më e rëndësishme.
“Partnerët janë gjëja numër një. Në përgjithësi, ekipi dhe partnerët. Nuk ka asgjë më të rëndësishme. Biznesi mund të ndryshojë komplet. Ti nis me diçka dhe në fund del totalisht diku tjetër. Mirëpo me rëndësi është me kë. Kënd e ke afër vetës. Kush është lojal dhe kush të ndihmon”, tha Asani.

themeluesi i dua.comTutje ai shtoi se ka shumë rëndësi me kë i ndanë dështimet në biznes e ne jetë. Mirëpo njësoj edhe gëzimet dhe fitoret. Kompania dua.com që ka nisur punën zyrtarisht në gusht të vitit 2019 tashmë ka krijuar një staf që po punon çdo ditë që kjo platformë t’ju shërbejë shqiparëve. Asani  tutje përmendi se ekipi i tij përbëhet nga shqiptarë të rinjë qe janë shkolluar e kanë punuar në vende të ndryshme të botës. Ata i janë bashkuar atij në këtë mision të shenjtë, që është bashkimi i shqiptarëve. Në këtë prezantim në Startup Grind Asani foli edhe për investimet që kjo kompani ka arritur të marrë si dhe progresin që ka arritur. Prezantimin e plotë të Valon Asanit në Innovation Center Kosovo mund ta ndiqni këtu.