Thënie për jetën

nga Argjenda Selmani

Nëse keni nevojë për pak inspirim, lexoni këto thënie për jetën. Dashuria, motivimi, ëndrrat e shëndeti përbëjnë shpirtin e gjithsecilit prej nesh. Mirëpo, janë disa thënie qe na bëjnë të kuptojmë esencën e kësaj jete. Kur jeni të dëshpëruar apo nuk ndiheni mirë, gjithmonë kërkoni diçka pozitive. Një mendim pozitiv që ju ndriçon rrugën.

thenie per jeten

Të gjithëve shpesh herë na ndodhë t’i shohim ndryshe gjërat pasi bisedojmë me një person. Shumë herë përgjigjen që e kemi pasur tashmë brenda vetës, e gjejmë më lehtë gjatë një bisede me dikë tjetër. Atëhere kur marrim një prespektivë tjetër, një këshillë jete apo një mësim.

Në ditë të veçanta, siç janë ditëlindjet, shpesh reflektojmë për jetën. Mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet ta bëjmë këtë vetëm në ditë të veçanta. Prandaj, sot lexoni këto shprehje që kemi zgjedhur për ju. Rikujoni përmes tyre gjërat më të bukura dhe më të rëndësishme në jetë. Besojmë shumë se këto thënie do t’ju shërbejnë.

Thënie për jetën dhe dashurinë

  • “Dashuria nuk ka të bëjë me atë që ju prisni të merrni – vetëm me atë që prisni të jepni – që është gjithçka.”
  • “Aty ku është dashuria eshte dhe jeta.”
thellohet dashuria
  • “Nga çfarëdo që të përbëhen shpirtrat tanë, i tij dhe i imi janë njësoj.”
  • “Lumturia më e madhe e jetës është bindja se ne jemi të dashur. Të dashur për veten tonë, ose më mirë, të dashuruar pavarësisht nga vetja”.
  • “Askush nuk e ka matur ndonjëherë, madje edhe poetët, sa mund të mbajë një zemër.”
  • “Dashuro me gjithë zemër, sikur e nesërmja të mos egzistojë fare”.
  • “Duaje vetën. Vetëm kështu mund t’i duash edhe të tjerët”.
  • “Dashuria e vërtetë nuk të gjykon asnjëherë”.
  • “Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet. Por shpesh herë, ne shikojmë aq gjatë nga dera që po mbyllet, saqë nuk e shohim atë që është hapur tashmë para nesh”.
  • “Nuk ka asgjë më të rëndësishme në këtë jetë, se sa ta kalosh atë krahas një personi që të do, dhe e do me gjithë zemër”.

Shprehje motivuese

cift i dashuruar

  • “Shëndeti është dhurata më e madhe, kënaqësia është pasuria më e madhe, besnikëria është marrëdhënia më e mirë.”
  • “Lajmi i keq është se koha ikën. Lajmi i mirë është se ju jeni piloti.”
  • Ju bëni një zgjedhje: vazhdoni të jetoni jetën tuaj duke u ndjerë i pështjelluar në këtë humnerë të keqkuptimit të vetvetes, ose do të gjeni identitetin tuaj të pavarur prej tij. Ju vizatoni kutinë tuaj.”
  • “Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal: është guximi për të vazhduar ai që ka rëndësi.”
  • “Nuk je kurrë shumë i vjetër për të vendosur një qëllim tjetër apo për të ëndërruar një ëndërr të re.”
  • “Kurrë mos heqë dorë nga gjërat që të bëjnë të ëndrrosh”.
  • “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë”.
  • “Forca më e madhe ndodhet brenda teje. Gjeje atë dhe luftoje çdo vështirësi”.
  • “Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për ti ndryshuar ato” .
  • “Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat tona”.
  • “Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet. Por shpesh herë, ne shikojmë aq gjatë nga dera që po mbyllet, saqë nuk e shohim atë që është hapur tashmë para nesh”.