Tiparet e sipërmarrësve të suksesshëm – Ja cilat janë ato

nga Flogerta Driza

Në këtë artikull do t’ju rendisim 10 tiparet e sipërmarrësve të suksesshëm. Zotërimi i një biznesi nuk është për të gjithë. Stresi dhe puna e palodhur që vjen me të, i bën shumë njerëz të tërhiqën pa tentuar fare.

Duhet një person i veçantë për të qenë sipërmarrës – të krijojë një ide dhe ta vërë në veprim këtë ide. Por, jo të gjitha idetë funksionojnë. Në fakt, Byroja e Statistikave të Punës ka zbuluar se 50% e bizneseve të vogla dështojnë brenda katër viteve të para. Megjithatë, sipërmarrësit nuk shohin rrezikun: ata shohin shpërblimin.

Nëse doni të jeni sipërmarrës, duhet të keni personalitetin e duhur dhe qëndrimin e duhur. Jacilat janë 10 tiparet e sipërmarrësve të suksesshëm:

1. Krijimtaria

krijimtariaSipërmarrësia fillon me një ide. Për të qenë i suksesshëm, duhet të mendoni gjithmonë për ide të reja dhe mënyra më të mira për të bërë gjërat. Sipërmarrësit nuk janë të kënaqur me status quo-në. Ata mendojnë jashtë kufijve dhe kërkojnë mundësi për të gjetur zgjidhje të reja.

2. Pasioni

Ndoshta karakteristika më e rëndësishme për sipërmarrësit, është pasioni. Ky tipar është thelbësor për çdo pronar biznesi ose suksesin e një profesionisti pune. Pa pasion, nuk ka asnjë arsye për punën tuaj dhe asnjë dëshirë për ta bërë atë. Sipërmarrësit e duan atë që bëjnë dhe janë jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj bizneseve që krijojnë. Për të qenë të suksesshëm, duhet të jeni i sigurt në veten dhe biznesin tuaj.

3. Motivimi

tiparet e sipërmarrësve të suksesshëmPër shkak të pasionit për idenë e tyre, sipërmarrësit janë të gatshëm të vendosin orë të gjata pune të vështira dhe konsumuese, por të nevojshme për të filluar dhe drejtuar një biznes të ri e të suksesshëm. A jeni i vetë-motivuar? Sipërmarrësit janë shefi i tyre, që do të thotë se askush nuk u thotë atyre se duhet të bëjnë X gjëra për të marrë rrogën mujore. Jo, duhet të jeni ju përgjegjës për kohën tuaj dhe si e kaloni atë.

4. Optimizmi

E shihni gotën gjysmë të zbrazët apo gjysmë të mbushur? Për sipërmarrësit, është gjithmonë gjysma e plotë. Sipërmarrësit gjithmonë shikojnë anën e ndritshme dhe janë ëndërrimtarë të vazhdueshëm. Ata shikojnë se si mund t’i bëjnë gjërat më mirë dhe ta bëjnë botën një vend më të mirë. Nuk ndalen kurrë tek e kaluara apo tek anët negative. Përkundrazi, ata përqendrohen vetëm në ecjen përpara. Kur përballen me sfida, sipërmarrësit nuk i shohin si probleme por i shohin si mundësi.

5. Orientimi drejt së ardhmes

tiparet e sipërmarrësve të suksesshëmPër shkak se sipërmarrësit janë të përqendruar vetëm për të ecur përpara, ata kërkojnë gjithmonë të ardhmen. Sipërmarrësit janë shumë të orientuar drejt synimeve të tyre dhe e dinë saktësisht se çfarë duan. Vendosin qëllimet e tyre dhe gjithçka që ata bëjnë bëhet [ër realizimin e këtyre synimeve.

6. Janë bindës

Për të qenë të suksesshëm në biznes, duhet të dini si të bëni biznes. Nëse jeni një person i popullit dhe dini si t’i bëni njerëzit që t’ju dëgjojnë, mund të jeni një sipërmarrës i suksesshëm. Sidomos kur filloni, si sipërmarrës duhet të fitoni mendjen e atyre që dodhen përreth jush për të realizuar idenë tuaj të madhe. Nëse është një ide jashtë funksionit, dhe zakonisht është, shumë njerëz do të jenë skeptikë përpara se të të japin mbështetjen e tyre ose të investojnë ndonjë para. Kjo është arsyeja pse sipërmarrësit duhet të përdorin bindjen e tyre për të shitur veten dhe idenë e tyre.

7. Fleksibiliteti

fleksibilitetiNjerëzit e sukseshëm  dinë të përshtaten në situata të panjohura. Nëse biznesi i tyre kërkon që ata të mësojnë se si të ndërtojnë një faqe në internet ose të dërgojnë një faturë, ata do ta bëjnë. Çfarëdo që të duhet, sipërmarrësit janë të gatshëm për ta ndërmarrë dhe për t’u përshtatur. Gjithmonë i afrohen gjërave me një mendje të hapur dhe janë të gatshëm të ndryshojnë kursin nëse nevojitet.

8. Kanë burime

Në biznes, problemet nuk janë çështje nëse bëhen, por kur bëhen. Sipërmarrësit nuk druhen nga sfidat apo konfliktet. Në vend të kësaj, ata përballen me to dhe nuk gjejnë qetësi derisa të  gjejnë një zgjidhje. Me pak fjalë dinë të zgjidhin problemet e tyre në mënyrë efektive. Sipërmarrësit gjithashtu dinë të shfrytëzojnë sa më shumë ato që kanë. Koha, paraja dhe përpjekja nuk përdoren kurrë në mënyrë të gabuar. Gjithçka ka një plan dhe një qëllim.

9. Aventurier

aventurierSipërmarrësit e dinë që për të qenë të suksesshëm, ata duhet të jenë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe. Nuk rrezikojnë lehtë dhe e dinë se duhet të planifikojnë për të panjohurën dhe të marrin një vendim të llogaritur që është më i miri për ta dhe biznesin e tyre.

10. Vendimtar

Nuk ka vend për zvarritje në biznes. Sipërmarrësit e dinë se çfarë duhet të bëhet dhe nuk hezitojnë të marrin vendime që do t’i çojnë ata drejt suksesit. Nuk lejojnë që mundësitë t’i kalojnë lehtë dhe në vend të kësaj janë të vendosur që të kryejnë punën e tyre deri në fund.

dua Marketplace banner