Traditat e dasmës shqiptare – dikur dhe sot

nga Argjenda Selmani

Shumë tradita të dasmës shqiptare kohët e fundit janë harruar. Ato ndryshojnë nga rajoni në rajon mirëpo në përgjithësi kanë të njëjtën zanafillë. Mënyra se si dasma festohej para 50 vitesh ndryshon nga metodat e sotme.

Shumë gjenerata sigurisht as nuk e dinë se si kremtohej detajisht një martesë dikur dhe cilat janë disa nga karakteristikat e dasmës shqiptare. Më poshtë ne po përmendim disa prej tyre duke u përpjekur të bëjmë një krahasim me ditët e sotme.

Kohëzgjatja e festës

dasmes shqiptareSipas zakonit shqiptar dasma zgjaste 5 ditë. Ajo nisej me  përgatijen e kulaçit të dasmës. Festën damsorët e dhëndrrit e vazhdonin edhe të premtën si dhe të shtunën. Të shtunën bëhej nata e dasmës. E diela ishte dita e dasmës dhe marrja e nuses me krushqi. Kurse të hënën ishte ‘dita e grave’. Kryesisht tashmë gjatë dasmës shqiptare mbahet vetëm dita e dasmës. Marrja e nuses dhe festa e madhe në mbrëmje. Përgatitjet dikur dhe sot

Përderisa dikur dasmat shqiptare mbaheshin në ambientet shtëpiake dhe në oborre, sot ato kryesisht janë të zhvendosuara në lokale dhe restaurante. Kjo e bën që përgatitjet për dasma dikur dhe sot të dallojnë shumë. Organizatorët e dasmës dikur kujdeseshin për adaptimin e shtëpive për festë. Gratë gatuanin vet në një pjesë të oborrit. Pastrimi merrte shumë ditë gjithashtu. Sot organizimi brenda lokalit bëhet shumë më shpejt dhe më thjeshtë.

Veshjet dhe përgatitjet e nusërisë 

dasmes shqiptareVeshjet e nusërisë ishin pjesë e rëndësishme e dasmës por edhe e rinisë së vajzave. Ato ishin kryesisht punë dorë. Vajzat i punon disa prej tyre vet e disa nënat e tyre apo gratë e tjera.  Në secilën ditë të dasmës veshja e nusës ishte ndryshe. Kurse në anën tjetër, në ditët e sotme nuset çdo ditë e më pak përdorin veshje tradicionale. Ato veshin në ditën e dasmës së tyre fustanin e bardhë të nusërisë që vishet në ditën e dasmës në shumicën e vendve të botës.

Ceremonia e marrjes së nusës

Dikur marrja e nuses ishte një nga pjesët më të rëndësishme të dasmës shqiptare. Në kohët më të hershme nusja merrej me karroca dhe kuaj. Më vonë krushqit e dasmës, siç njihen, filluan të merrni nuset edhe me vetura. Vargu i veturave të mbushur me familjarët e dhëndrrit nisej nga shtëpia e dhëndrrit për në shtëpinë e nuses. Atje ku të dyja famljet takohen. Urojnë njëra-tjetren dhe nusja duke u përshendetur me familjen niset për në shtëpinë e burrit. Kjo traditë haset në disa dasma edhe sot. Për dallim prej dikur, sot në shumicën e rasteve dhe dhëndrri është pjesë e krushqëve. Zakonisht marrja e nuses përcillet më këngë e vallëzim.

Fotografia kryesore e artikullit është marrë nga një video në Youtube