Tre mënyra se si të qëndroni të motivuar

nga Flogerta Driza

Motivimi është shtysa q ju duhet për të arritur diçka, por jo gjithmonë vjen kur ju nevojitet. Nëse jeni duke luftuar për të nisur ose përfunduar një detyrë, mundohuni të motivoni pak veten. Pak presion mund t’ju ndihmojë, kështu që thojinnjë miku, një anëtari të familjes që t’ju mbajë nën vëzhgim. Nëse po përpiqeni të arrini plane afatgjata, sigurohuni që të keni qëllime të qarta dhe të menaxhueshme në mënyrë që të jeni i motivuar gjatë gjithë procesit.

Entuziazmohuni

Kujtojini vetes përse doni ta bëni diçka. Ndonjëherë, kemi nevojë për një nxitje të vogël që të bëjmë një detyrë ose një projekt. Thuaja vetes me zë të lartë ose shkruaje arsyen se përse duhet të bësh këtë gjë dhe përse ka rëndësi. 
Ndajeni punën tuaj në detyra më të vogla. Ndoshta keni frikë nga orët e gjata të punës, por nëse e ndani ditën në segmente më të vogla, puna bëhet më e lehtë. Filloni me detyrat më të lehta që të mund t’i kryeni shpejt dhe pastaj kaloni tek më të vështirat.
Bëjini aktivitetet tuaja argëtuese. Nëse i trembeni punës mund të jetë e vështirë ta filloni. Në këtë rast, gjeni një mënyrë për ta bërë punën sa më emocionuese.
Premtojini vetes një shpërblim kur jeni duke bërë diçka. Edhe nëse është thjesht një arritje e vogël, lavdërojeni veten për atë që arritët. Kjo mund t’ju mbajë të motivuar për hapin tjetër.
Jepini vetes pushime të rastit për të shmangur mbingakesën dhe lodhjen. Ndërsa është e rëndësishme të shmangni shpërqendrimet, shumë punë mund t’ju bëjnë më pak produktivë. Programoni pushime të rastit gjatë ditës tuaj të punës.

Ji i përgjegjshëm

Gjeni një partner përgjegjës. Një partner i përgjegjshëm është dikush që ju kontrollon herë pas here për të parë se si po ecni. Vendosni një datë në kalendar se deri kur duhet ta realizoni qëllimin tuaj. Kjo mund t’ju motivojë të mbaroni atë që keni nisur.
Krijoni një listë detyrash për veten tuaj. Mbajeni listën në vende të dukshme, si tavolina juaj apo monitori i kompjuterit. Ndërsa plotësoni çdo detyrë, kryqëzojeni jashtë listës. Kjo mund t’ju japë një emocion përmbushës. Kur të keni mbaruar gjithçka, do të ndjeni kënaqësi të madhe se dita u mbyll me sukses. 
Bashkohuni me një grup pune që përqendrohet në të njëjtin aktivitet. Një grup mund t’ju ndihmojë të qëndroni në rrugën e duhur ndërsa ju japin mbështetje dhe ju lavdërojnë për të ecur përpara.
Krijoni një rutinë për veten tuaj. Ndërtoni një orar që funksionon për ju, por përmbajuni vazhdimisht gjatë ditës. Mundohuni të bëni të njëjtat aktivitete ose detyra në të njëjtën kohë çdo ditë.
Vendosni para kohe se si do të merreni me problemet. Planifikoni për problemet dhe pengesat përpara se ato të ndodhin. Kjo do t’ju përgatisë paraprakisht se si të merreni me to.

Përmbushni qëllimet afatgjata

Përcaktoni një qëllim specifik, të qartë dhe përfundimtar për veten tuaj. Ndonjëherë është e vështirë të motivojmë veten kur nuk jemi të qartë se ku duam të shkojmë. Vendosni një qëllim të qartë dhe të arritshëm. Sapo të dini se ku dëshironi të shkoni, vendosni standarde më të vogla për të arritur gjatë rrugës. 
Shkruani një seri hapash që do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj. Kjo e bën qëllimin shumë më të menaxhueshëm, duke ju ndihmuar kështu të përmbushni secilën detyrë.
Gjeni një model. Nëse njihni dikë që ka arritur të njëjtin qëllim më parë, përpiquni të ndiqni shembullin e tyre. Përdorni historinë e tyre për t’ju dhënë një motivim shtesë për të vazhduar më tej.
Postoni kuota motivuese në zona të dukshme. Mbani një poster në murin e zyrës, ngjisni shënime motivuese kudo.
Vizualizoni qëllimet ose ëndrrat tuaja. Për disa minuta çdo ditë, uluni dhe vizualizoni arritjen e qëllimit tuaj. Paramendoni sikur ta keni arritur. Si duket? Pasi ta keni mbaruar këtë paramendim, përqëndrohuni tek ajo ndjenjë,Përdoreni këtë energji për të filluar hapin tuaj të ardhshëm.