Tre piktorë shqiptarë që duhet t’i njihni

nga Argjenda Selmani

Ata që janë piktorë kanë aftësi të vizualizojnë botën. Të qesin në pëlhurë jo vetëm atë që shohin me sy por edhe shumë më tepër.  Ata janë magjistarë ngjyrash që na pasurojnë shpirtin tonë me veprat e veta artistike.
Ashtu siç bota ka piktorë të famshëm si Lenoardo da Vinci, Pablo Picasso, Vincent van Gogh, e të tjerë, edhe kultura shqiptare ka emrat vet. Më poshtë ne po përmendim vetëm tre prej tyre. Tre piktorë që me artin e tyre lanë gjumë në historinë e kulturës në përgjithësi dhe pikturës shqiptare në veçanti.

Zef Kolombi (1907-1949)

piktore

Pikturë nga Zef Kolombi

Zef Kolombi është padyshim një prej figurave më eminente të gjeneratës së vjetër të piktorëve shqiptarë. I lindur në Sarajevë, në një familje me origjinë shkodrane, ai mbeti jetim në fëmijëri të hershme. Kolombi u rrit në kujdesin e gjyshes së tij në Shkodër.

Si i ri me ndihmën e bashkqytetarëve, ai u regjistrua si student në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Aty dhe u diplomua më 1933. Pas kthimit të tij në Shqipëri, atij iu dha një vend si mësues vizatimi në Elbasan dhe më vonë në Shkodër. Një pjesë e gjeneratës së re të piktorëve shqiptarë mësuan prej tij teknikat e para të këtij arti. Puna e tij artistike përfshin portrete, pejsazhe, natyra të qeta dhe një numër të vogël kompozimesh.  Kolombi është padyshim një nga piktorët më të famshëm të natyrave të qeta në pikturën shqiptare. Një transparencë ngjyrash, një përkryerje artistike dhe një materializim i bukur i objekteve mund të vërehet qartë në pikturën e tij. Punimet e tij janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës. Ato mbahen në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, Shkodër etj.

Kolë Idromeno (1860-1939)

piktore

‘Motra Tone’ nga Kolë Indromeno

Kolë Indromeno ishte piktor, arkitekt, skulptor, fotograf si dhe skenograf i talentuar.
Ai lindi në Shkodër, ku dhe mësoi elementet e para të fotografisë nga Pjetër Marubi. Më 1876, ai qëndroi për disa muaj në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia, dhe më pas punoi në studion e një piktori italian. Kur Indromeno u kthye në Shqipëri (1878), ai u angazhua në një numër aktivitetesh. Ishte iniciatori i ekspozitës së parë në Shkodër (1923). Gjithashtu mori pjesë  në ekspozitën e parë kombëtare të arteve në Tiranë (1931).

Indromeno Eshtë themelues i një studioje fotografike shumë aktive. Idromeno ishte i pari që solli filmin kinematografik në Shqipëri (1912). Pikturat e tij janë shumë të pasura në detaje dhe me një vlerë të lartë artistike.. Portreti i tij “Motra Tone” nuk është vetëm kryevepra e tij, por një nga pikturat më të mira të të gjithë artit grafik në Shqipëri. Idromeno qëndron gjithashtu si piktori i parë i pejsazheve në shkollën e pikturës moderne shqiptare. Emri i tij u bë i njohur edhe jashtë vendit, me punët e tij të prezantuara në ekspozita ndërkombëtare, psh. në Budapest (1900), New York (1939) etj. Pikturat e tij ndodhen edhe sot në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në Shkodër etj.

Ibrahim Kodra 

piktore

Pikturë nga Ibrahim Kodra

Ibrahim Kodra u lind në Ishëm më 22 prill 1918, vdiq më 7 shkurt ç006 në Milano. Atje jetonte prej 30 vitesh. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur ai ishte 20 vjeç, respektivisht në vitin 1938.  Ai u largua nga Shqipëria me një bursë akorduar nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.

Ai e braktis Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Atëherë shpërtheu ky talent për t’u shndërruar më shumë se një zgjedhje fati, në një talent. Një talent i cili do të ngjiste fluturimthi shkallët e përfaqësimit në botën e madhe të artit dhe të pikturës. Ai ekspozoi në Romë, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork. Arriti të krijoi raporte me piktorë të mëdhenj si Pikasso, Matis, Fontana, Guttuso.