Tre regjisore filmash femra të kinematografisë shqiptare

nga Flogerta Driza

Nuk ma do mendja se i njihni emrat e këtyre regjisore filmash femra të kinematografisë sonë. Megjithatë, ju kujtohen ose jo, ne jemi pikërisht këtu për t’jua rifreskuar kujtesën. Të pakta në emër, por të mëdha në vlerë, sot po ju sjellim tre regjizore të mëdha filmash që duhet t’i njihni me patjetër. Ja cilat janë tre prej tyre:

Shqipe Nuredini Duka

Shqipe Nuredin DukaShqipja ka lindur më 29 mars të vitit 1980. Ajo është një regjisore teatri dhe filmi. Ka studiuar në Fakultetin e arteve dramatike dhe është regjizorja e parë femër shqiptare në Maqedoni. Si studente ajo shkroi dhe drejtoi shfaqjen e saj të parë “The Motel.” Pas diplomimit ajo arriti të prodhonte filmin e saj të parë me metrazh të gjatë në gjuhën shqipe të titulluar “My father” në vitin 2013. Ky është filmi i parë në gjuhën shqipe që është përkrahur nga institucionet Maqedonase.

Filmi “My father”

Filmi shkaktoi shumë reagime në botën e kinematografisë dhe i dedikohet historisë së një babai (Zeka) i cili humbet djalin e tij të vetëm. Mes dramës dhe vuajtjes ngjarja shpaloset nga këndvështrimi i babait dhe se si e përjeton ai këtë humbje. Ky i fundit largohet nga realiteti duke u strukur nën ngushëllimin e amnezisë duke shpresuar se në këtë mënyrë do kthej pas të birin e tij të vetëm nga vdekja. Duka ka drejtuar gjithashtu disa shfaqje, “War on the Third Floor nga Pavel Kohout dhe Dragoi nga Evgeny Shëartz. “The Tobacco Grower” është filmi i saj i parë me metrazh të shkurtër.

Shqipja, tashmë 40 vjec, nuk është ende e martuar dhe nuk ka fëmijë është ndër të parat regjisore filmash femra. Megjithatë ajo ka një vlerë prej gati 5 milion dollarësh. Jo vetëm që është një femër e arrirë, por është ndër të parat në rolin e regjizores në Maqedoni. Duke shtruar kështu rrugën për shumë femra të tjera shqiptarë që dëshirojnë të njëjtin rol si ajo.

Xhanfise Keko 

Xhanfise KekoXhanfise Keko lindi më 27 janar të vitit 1928 në Gjirokastër. E filloi karrierën si montazhiere, një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios “Shqipëria e Re”, më vitin 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere e dokumentarëve, filloi karrierën e regjizores, më vitin 1971. 

Për 13 vjet, deri në vitin 1984, Keko realizoi 12 filma artistikë, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Të realizuar artistikisht, por edhe me vlera eduktative, filmat e Xhanfise Kekos kanë konkuruar me dinjitet edhe në festivalet ndërkombtëare. Përveç çmimeve e titujve të shumtë, në vitin 1984 ajo u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit”, dhe ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin shqiptar “Beni ecën vetë” në 1976.

Historia e artit të Xhanfises dhe filmografia e saj

Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë femër shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. E nderuara Xhanfise u nda nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007. 

Për ne, veprat e saj të filmave bardh e zi, zënë një vend të vecantë në fëmijërinë tonë. Kush mund t’i harrojë vallë filmat si 

…e sa e sa të tjerë. Filmat e saj janë ndër më të pëlqyerit për ne artëdashësit e kinematografisë shqiptare të filmave bardhë e zi dhe me ngjyra. Dhe e para ndër regjisore filmash femra që ka marrë titullin “Artiste e Popullit.”

Luljeta Hoxha

Luljeta HoxhaLuljeta Hoxha është një regjisore dhe aktore shqiptare e lindur në Tiranë. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Asim Vokshi” për gjuhë të huaja anglisht, në qytetin e Tiranës, vazhdoi studimet në Universitetin e Arteve të Shqipërisë. Pasi mbaroi studimet tek Fakulteti i Arteve Skenike, dega Drejtore Teatri mori më vonë role të ndryshme drejtimi në skena teatrore. 

Filmografia e Luljetës

Disa nga veprat e saj të cilat ajo ka asistuar e ka vënë në skenë si regjisore apo asistente regjisore janë:

  • 2007: “I mirë dhe seksi” nga ëoody Alen në sallën Black Box të Akademisë së Arteve.
  • 2008: “Të parët dhe të fundit” nga John Gollsuorth në sallën Black Box të Akademisë së Arteve.
  • 2009: “Sofra Tiranase” nga Shoqata kulturore Tirana (asistent regjisore).
  • 2011: “Shtrigat e Salemit”nga Arthur Miler në sallën e Teatrit Kombëtar (asistent regjisore).
  • 2015: “Shëmbja e shtëpisë Asher” nga Edgar Allan Poe në sallën e Teatrit Kombëtar (regjisore, skenografi, aktore).

Ajo është edhe aktore e njohur në shumë pjesë teatrore shqiptare. Luljeta ka një jetë relativisht private dhe për të nuk ka shumë informacione online apo nëpër gazëta. Gjithsesi, pavarësisht mungesës së informacionit, veprat që ajo ka drejtuar apo ka marrë pjesë si aktore janë mëse të njohura nga artistët shqiptarë.

dua Marketplace banner