Katër gjëra që s’duhet t’i bëni në fillim të marrëdhënies

nga Argjenda Selmani

Varësisht si silleni në fillimi të marrëdhënies ashtu edhe rrjedh zhvillimi i saj tutje. Prandaj duhet pasur shumë kujdes në fillim të marrëdhënies! Janë disa gabime që bëhen në këtë fazë që na ndodhin secilit prej nesh.

Në mënyrë që ju mos t’i bëni të njëjtat gabime më poshtë po ju përmendim disa prej tyre. Tregohuni të vëmendshëm në marrëdhënien tuaj të re. Nidqni këto këshilla.

Mos mendoni menjëherë shumë larg

Një gabim që shumica e bëjmë në fillim të marrëdhënies është të menduarit shumë larg. Menjëherë mendojmë se do të përfundojmë me atë person. Mirëpo është shumë e rëndësishme që në fillim të fokusohemi në gjëra të tjera. Në procesion e njohjes me njëri-tjetrin. Në të tashmen dhe në detaje të vogla.

Të shohim se a përshtatemi vërtetë me atë person. Kjo na ndihmon edhe në rast se lidhja nuk funksionin. Sepse nëse nuk jemi investuar emocionalisht për të ardhmen qysh në fillim është më e lehtë të përfundohet.

Mos luani lojëra

Shpesh herë kur jemi ende duke u njohur me një person na pëlqejnë të luajmë lojëra. Shumë persona në fillim të lidhjes ju pëlqen ta testojnë partnerin tjetër. Duan të dinë sa është  xheloz, sa mund të durojë, cilat gjëra e nervozojnë, etj. Lojërat dhe provokimet e tilla shumë shpesh mund ta irritojnë personin tjetër deri në pakthim. Prandaj këshilla jonë është që të mos rrezikoni me lojëra të tilla.

Mos i arsyetoni dramat

Nëse lidhja juaj qysh gjatë njohjes apo në javët e para ka shumë probleme, mos e injforoni këtë. Në fillim të marrëdhënies ditët duhet të jenë të qeta dhe të lumtura. Të paktën kështu është për shumicën e çifteve normale.

couple-kissing

Prandaj nëse problemet tek ju shfaqen qysh në fillim atëhere përgatituni që një gjë e tillë mund të ndodh në vazhëdimësi. Provoni të gjeni zgjidhje në mënyrë që në të ardhmen të mos keni probleme. Mos harroni që dramat nuk janë të shëndetshme për asnjë lidhje!

Mos u frikësoni të dilni nga lidhja

Vetëm se keni nisur lidhjen kjo nuk do të thotë së duhet patjetër të qëndroni gjatë në të. Nëqoftëse në fillim të marrëdhënies e shihni se ajo nuk ka potencial, ndërprejeni. Nuk duam të gjykojmë mënyrën se si marrëdhënia juaj ka nisur. Mirëpo shumë lidhje nisin rastësisht dhe pa planifikuar. Pastaj njerëzit ndihen të mbërthyer në të. Nëse po ndieni se kjo lidhje nuk shkon mos hezitoni të dilni. S’keni nevojë të prisni të bëhet vonë. Përpiquni të sqaroni ndienjat tuaja. Të zgjidhni problemet dhe të jeni rahat me vetën tuaj. Qoftë në lidhje apo pa të.

dua Marketplace banner