Tri ide se si mund ta bëjmë partnerin tonë të ndihet special

nga Argjenda Selmani

Nëse tashmë keni një person special në jetën tuaj ju jeni me fat. Për shumë persona gjetja e një njeriu që e meriton gjithë dashurinë që i falim është e vështirë.

Prandaj është e rëndësishme t’ja rikujtojmë gjithmonë njeriut tonë të zemrës se sa special është ai apo ajo për ne. Më poshtë mund të lexoni tri mënyra se si mund ta bëni këtë!

Tregoni atij apo asaj se sa i rëndësishëm është për ju

loveShumë herë gjërat që i mendojmë ose i ndiejmë nuk i themi sepse kemi përshtypje sikur janë të ditura.  Kjo nuk vlen gjithmonë.
Prandaj asnjëherë mos hezitoni t’ja kujtoni partnerës ose partnerit se sa i rëndësishëm dhe special është për ju.
E
 fatmirësisht kjo është një gjë që bëhet edhe me fjalë edhe me vepra. Për shembull, në fund të një dite të lodhshme mos e kurseni një mesazh romantik.
Thjesht një deklaratë dashurie se sa i rëndësishëm është ai person për ju. Shumë shpesh fjalët e vogla mund të thonë gjëra të mëdha!  Këtu mund të përmendni vlerat që ai si njeri i shton në jetën tuaj dhe gëzimet qe ju sjellë. Sigurojeni partnerin tuaj se mirënjohja dhe përkrahja nga ana e juaj nuk po mungon!

 

Planifikoni aktivitete që i pëlqejnë atij ose asaj

Duke bëre plane për aktivitete për të cilat partneri ose partnerja juaj ka preferenca të veçanta ju i dëshmoni atij ose asaj se sa të vëmendshëm jeni.
Për shembull, nëse i dashuri juaj është adhurues i skijimit ju mund t’i propozoni që të kaloni një vikend së bashku në ndonjë qendër skijimi.
Në anën tjetër, nëse e dashura juaj është adhuruese e artit, mund ta ftoni për një vizitë një një ekspozitë apo muze. 
Duke ndarë kohën tonë për aktivitete e parapëlqyera të tij apo saj ne tregojmë se sa i/e vlefshme është për ne.

 

Bëjani me dije kur jeni duke menduar për të

holding handsMe dinamikën që ka jeta në ditën e sotme shpesh na ndodh të mos jemi në kontakt aq sa duam me personat tonë të dashur.
Megjithatë dërgimi i një mesazhi na merr pak sekonda. Nëse në mesin e ditës shihni diçka që ju kujton personin tuaj të zemrës, shkruani një porosi të shpejtë.
Nëse ju vjen në mendje një shaka e juaja e përbashkët rikujtojani edhe atij.
Besoni ose jo, ndikimi që kanë  gjestet e tilla që janë të vogla por të lezetshme, është shumë i madh!