Tri kompani inovative që duhet t’i njohim

nga Argjenda Selmani

Është viti 2020 dhe ne nuk kemi makina fluturuese ende mirëpo kemi shumë kompani dhe projekte inovative që na e lehtësojnë jetën!

Ato na e ngrisin cilësinë e jetës së përditshme dhe na ndihmojnë në procesin e punës. Më poshtë në ju prezantojmë tri kompani inovative që duhet t’i njihni gjithsesi për shkak të suksesit që kanë arritur!

Healthy.io

Healthy.io çon përpara vizionin për të shndërruar telefonat e mençur në mjete të diagnostikimit. Testi i tij i sëmundjes së veshkave u aprovua për përdorim klinik në SH.B.A.  Healthy.io  po kërkon tani aprovimin për përdorim në shtëpi. Aplikacioni po del në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë. Paketat e tij të infeksionit urinar janë shitur në barnatoret në ShBA dhe do të hyjnë shpejt në treg më të gjer. Në anën tjetër një mjet i ri për kujdesin e plagëve, i lëshuar në janar, është gati të ndihmojë kujdestarët të monitorojnë pacientët e tyre nga distanca.

Canva

Modelet e dizajnit grafik të programit Canva ndihmojnë njerëzit të krijojnë gjithçka. Nisur nga posterët deri te kartat e biznesit dhe reklamat në internet.
Produkt kryesorë i kësaj kompanie janë dizajnet sa më fleksibile.
Sot, Canva ka më shumë se 1 milion njerëz të cilët i përdorin produktet e saj të paguara. Më shumë se 1 milion prezantime krijohen çdo javë.
Ajo është një ndihmë e madhe për të gjithë filestarët e dizajnit. Nëse keni nevojë për dizajne mos hezitoni ta përdorni!

 

Bleacher Report

Kjo kompani ka për qëllim ta bëjë sa më të lehtë të jetë e mundur të jesh një adhurues i sportit në ditët e sotme. Sportet në epokën e mediave sociale janë material për përdoruesit e tyre.
Në këtë mënyrë Bleacher Report po synon ta bëjë sa më lehtë që të jetë e mundur qasjen në këto informacione.
Duke dhënë informata për rezultatet, bastet, karakteristikat e ndeshjeve e gjithçka tjetër kjo platgormë ka grumbulluar rreth vetës shumë sportdashës.  Rritja që Bleacher Reeport ka pasur brenda një kohe të shkurtë është e mahnitshme!