Tri libra që duhet t’i lexoni këtë verë

nga Argjenda Selmani

Nëse ende nuk keni ide se cilët libra t’i lexoni këtë verë, në kemi disa sygjerime për ju. Pa marrë parasysh zhanrit që preferoni, apo sa jeni të pasionuar për librat, besojmë se në mesin e këtyre tri opsioneve tona do ta gjeni vetën.

Mos harroni se leximi është një nga akvitetet më relaksuese dhe të përshtatshme për kohën e pushimeve. Pas disa muaj të kaluar duke lexuar lajme dhe raportime e meritoni që gjatë verës të relaksoheni me disa libra të mirë.

‘Ikigai’ nga Héctor García dhe Francesc Miralles – libri që ju mëson për jetën

Ky është një nga ata libra që mëton t’i zbërthejë sekretet japoneze për një jetë më të gjatë dhe më të lumtur. Nga japonishtja Ikigai ka kuptimin e një udhërrëfyesi në jetë. Njerëzit e Japonisë besojnë se çdokush e ka një ikigai – një arsye për t’u çuar libra per leximnga shtrati çdo mëngjes.

Përmes këtij libri autorët Héctor García dhe Francesc Miralles mëtojnë t’i udhëzojnë lexuesit ta gjejnë ikigain e tyre në jetë. Frymëzues dhe inkurajues, ky libër do t’ju udhëzojë ta zbuloni ikigain tuaj. Do t’ju mësojë se si t’i lini urgjencat prapa. Si ta gjeni qëllimin e jetës, si t’i ushqeni miqësitë dhe të hidheni në krahët e pasioneve.

Sipas autorëve, ikigai është i fshehur në brendësinë tonë. Kërkon një eksplorim të durueshëm për të arritur deri në thellësinë e qenies sonë për ta gjetur atë. Sipas vendasve të Okinavasit, ishulli me indeksin më të lartë të njëqindvjeçarëve në botë, arsyeja pse zgjohemi në mëngjes është ikigai. Sipas japonezëve, ikigai gërshetohet nga këto elemente: Çfarë do ti? Që lidhet me pasionin dhe me misionin. Ajo për çka paguhesh? Që lidhet me profesionin dhe me zanatin. Të rrethuara nga ajo në të cilën je i mirë dhe ajo për të cilën bota ka nevojë. Pikëtakimi i këtyre jep ikigain e njeriut.

‘A mund të jetë mendja e qetë’ nga Jiddu Krishnamurti – një nga ato libra që s’do t’i harroni

A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t’ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta librabëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm? Këto janë disa pyetje në të cilat përpiqet të jap përgjigje libri A mund të jetë mendja e qetë nga Jiddu Krishnamurti. 

Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Judu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor të pandryshueshëm. Urtësinë e tij të thellë teksa eksploron natyrën e përvojës së jetuar. Detajet e kthimit të vëmendjes te vetvetja dhe se si të jetojmë një jetë të përmbushur. 

Proza e tij magjepsëse i kthen historitë e takimeve të tij reale me kërkues shpirtërorë në mbarë botën në dialogë të ngjashëm me fabulat. Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali. Njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t’i frymëzojnë, do t’i sfidojnë dhe do t’i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t’u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi. 

‘Ishulli’ nga Aldous Huxley – ndryshe nga të tjerat

Pas leximit të romanit Ishulli  nga Aldous Huxley do të kuptoni se ndonëse është botuar së pari në vitin 1962, romani Ishulli është pa dyshim një nga ata libra që i mbijetojnë kohës. Kjo për arsye se temat e adresuara te romani Ishulli janë libra ishulliende aktuale. Kjo na tregon se sa pak realisht kanë ndryshuar gjërat në dekadat e fundit. Tek Ishulli autori Huxley pikturon imazhin e një shoqërie më të mirë. Mund të merret pak a shumë edhe si udhëzues për një vend më ideal. 

Thënë ndryshe, ajo që Aldous Huxley na prezanton është një parajsë ishullore e qeverisur nga arsyeja e nga dashuria. Autori Aldous Huxley përmes romanit të tij më të rëndësishëm na dërgon në ishullin e largët të Paqësorit. Në Pala, ku një shoqëri ideale ka lulëzuar për 120 vjet. 

Pashmangshmërisht, ky ishull i lumturisë ndjell zilinë dhe armiqësinë e botës që e rrethon. Një komplot po merr jetë për të futur nën sundim Palan. Ngjarjet zënë fill kur një agjent i komplotistëve, një gazetari të quajtur Farnabi, i mbytet anija aty. Atë që Farnabi nuk e pret është se si koha që do të kalojë me njerëzit e Palas, do të revolucionarizojë të gjitha vlerat e tij dhe për habinë e tij të madhe do t’i japë shpresë.

dua Marketplace banner