Tri ushqime tradicionale që do t’ju bëjnë t’i lëpini gishtat

nga Argjenda Selmani

“Çka ka qëllu” apo “Bukë e kripë e zemër”. Me këto fjalë zakonisht shqiptarët ftojnë mysafirët në sofër. Aty ku shërbehen mishi, pitja e flija.

Tradita jonë na dikton që i ftuari duhet të pritet më së miri. Megjithatë, me ndryshimin e dinamikës së jetës ka ndryshuar edhe kuzhina shqiptare. Ushqime të shpejta e të reja kanë hyrë në kuzhinat tona. Ndoshta, ju ka marr malli për disa nga ushqimet që kemi pasur dikur në tryezë. Ose keni një mysafir të huaj të cilit doni t’i shërbeni një drekë tradicionale. Për këtë arsye, po ju rikujtojmë disa ushqime për të cilat me siguri ju ketë marrë malli.

Flija

fli

Wikipedia Commons

Padyshim që flija është një nga ushqimet më të preferuara të shqiptarëve. Kur shqiptarët duan të nderojnë mysafirin që kanë ulur në sofër, krahas mishit shërbëjnë edhe një tepsi fli.
Mirëpo, ne nuk jemi të vetmit që e gatuajmë. Atë e gjejmë edhe në sofrën turke. Tek ky specialitet duhet të vlerësohet shumë procedura e gatimit. Edhe pse përbërja e brumit është e thjeshtë: Mjell, kripë, ujë, gjalpë e ajkë, pjekja është më e komplikuar. Vijat paralele të cilat duhet të piqen me rradhë, në rastin më të mirë me dru në saç, marrin goxha kohë. Gjithsesi, ia vlen i gjithë mundi, sidomos kur aroma e flisë pushton shtëpinë! Do t’ju lëshojë goja lëng 🤤


Specat e mbushur

Specat e mbushur

Foto: agroweb.org

Duke qenë një kombinim i mishit dhe specave, kjo recetë padyshim preferohet shumë nga shqiptarët. Sidomos gjatë stinës së verës, kur është edhe sezoni i specave.
Është një nga gatimet më të vjetra e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare. Fantastike për t’u shijuar dhe  shumë të thjeshta për t’u përgatitur në shtëpi. Mishi i grirë, specat, orizi dhe erëzat janë disa nga elementet kryesore të kësaj recete.
Një gjellë e ngjashme që përgatitet me thuajse të njëjtën mbushje janë edhe patëllxhanet e mbushura, ku orizi zvendësohet me copëzat e prera të patëllxhanit. 🤭


Perpeqi

Perpeq

Foto: kuzhinashqiptare.com

Prej shumë llojeve të piteve, në këtë artikull zgjodhëm t’ju prezantojmë përpeqin. Jo vetëm për arsye se është një gatim më i lehtë se flija, por edhe sepse është tejet i shijshëm.
Përgatitet me djath të grirë, vezë, ajkë dhe margarinë. Zgjidhet një petë e vetme e madhe vendoset në tepsi për pjekje ku i hudhet masa e përgatitur. Disa me shaka madje e quajnë edhe “pica shqiptare”! Është më tepër se e shijshme, ne ju këshillojmë ta provoni ose ta gatuani. Mund t’ua kërkoni nënave ose gjysheve tuaja dhe do lëpini gishtat, jua sigurojmë. 🤩

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓