5 urime për ditëlindje për të dashurin ose të dashurën!

nga Argjenda Selmani

Të gjithë marrim urime për ditëlindje por më të dashurat janë ato që vijnë nga personat e zemrës! Prandaj ne po ju japim disa ide se si ta uroni për ditëlindje të dashurën ose të dashurin tuaj! Natyrisht se është mirë që urimet për ditëlindje të jenë sa më të personalizuara, mirëpo janë disa fraza që ja ngrohin zemrën secilit person.

Ato padyshim se mund t’i përdorni! Mos harroni se kur i uroni dikujt ditëlindjen në mënyrë të veçantë, ju i tregoni atij ose asaj sa i rëndësishëm është në jetën tuaj. Në ditëlindje të gjithë ne në një farë forme festojmë jetën. Prandaj kujdesuni që ta bëni në mënyrën e duhur! Ja disa urime për ditëlindje që mund t’i përdorni!

“Urime dashuria e jetës time!”

Një urim i thjeshtë por domethënës: “Dashuria e jetës time, urime ditëlindja. Faleminderit që je pjesë e jetës time dhe që e bën jetën time më te bukur e më të lehtë. Të uroj gjithë të mirat e kësaj bote. Shpresoj që deri në fund të jetës të jem në krahun tënd. Bashkë do t’i plotësojmë të gjitha dëshirat dhe ëndrrat tona të përbashkëta. Të dua shumë!”.

“Shumë urime ditëlindja për personin më të veçantë në jetën time”

I bëfsh edhe 100

Një urim teper i ndierë dhe romantik: “Ditëlindja jote është dita më e rëndësishme për mua, zemër! Të uroj edhe 100 të tjera, me shëndet dhe gjithë të mirat afër vetës. Shpresoj që gjithmonë do të mund të të bëjë të lumtur, kështu si jemi sot. Shpresoj që jeta të të sjellë gjithë të mirat, sepse ti i meriton! Je personi më i rëndësishëm në jetën time. Misioni im kryesor në jetë është të të bëjë ty të lumtur. Të dua shumë”.

“I bëfsh edhe 100”

Një urim plotë me urata:

“Në ditën më speciale për ty, të uroj që ta kesh jetën e gjatë e të mbushur me gëzime! I bëfsh edhe 100! Ti i meriton të gjitha të mirat e kësaj bote dhe ato të ardhshin një nga një! Të gjitha sfidat dhe vështirësitë e kësaj jete do t’i kalojmë së bashku. Ëndrrat dhe dëshirat e tua më thella e më të pashprehura, u bëfshin realiet! Qofsh gjithmonë afër meje dhe dashuria jonë qoftë e përhershme!”.

“Për dashurinë e jetës time, urime ditëlindja!”

Urim kuptimplotë: “Për këtë vit të ri të jetës tënde, për afeksionin, për dashurinë tënde, për durimin dhe mirëkuptimin tënd! Gëzuar dtëlindjen! E gëzofsh gjithmonë jetën! Qofsh gjithmonë i/e buzëqëshur! Mua më ke gjithmonë afër vetës. Së bashku do të krijojmë shumë kujtime të mira Këtë jetë do ta rrugëtojmë bashkë dhe do krijojmë shumë kujtime të bukura e të paharrueshme. Të dua pa fund, zemër!”.

“Gëzuar ditëlindjen, drita ime!”

arritjaUrim romantik: “I/e dashur, asnjëherë mos u brengos për numrin e qirinjve që shtohen mbi ëmbëlsirë. Mendoje se bashkë me vitet po shtohet edhe dashuria, ëndrrat dhe kujtimet e mira. Secili vit i ri është një dhuratë për ty. Prandaj gëzoje gjithmonë jetën! Mos harro se ti je shumë special/e! . Unë jam këtu për ty. Për të të parë çdo ditë me admirim dhe për të të dashuruar çdo ditë e më tepër. Të dua shumë!”.

“U bëfsh 100 vjeç, zemër!”

Urim që do t’i pëlqente secilit: Shpirti im, uroj që çdo ditëlindje të të gjejë më mirë se tjetra!  Festofsh gjithmonë me zemrën e mbushur plotë përkrah meje!  Të gjitha ëndrrat e tua u bëfshin realitet.  Jam e bindur se jeta të ka rezervuar befasi shumë të mira! Të premtoj se do të jem gjithmonë krahu ku mund të mbēshtetesh dhe përkrahja jote më e madhe. Bashkë do t’i prekim majat e lumturisë. Të dua shumë!


Për ta gjetur personin e zemrës, shpirtin tënd binjakë, shkarko aplikacionin dua.com!

Kliko këtu.