Veganizmi, "trendi" ushqimor që po përhapet edhe në Shqipëri

nga Flogerta Driza

Veganizmi ka nisur të përhapet shumë edhe në Shqipëri. E di se çfarë do të thotë të jesh vegjetariane, por vegane jo. Ndaj nisa të kërkoj dhe të lexoj sa më shumë në lidhje me këtë trend të fundit ushqimor.
Çfarë do të thotë të jesh Vegan? 
Fenomeni i quajtur veganizëm lindi nga avokati anglez i të drejtave të kafshëve Donald Watson në vitin 1944, një filozofi që refuzon statusin “mall” të kafshëve dhe konsiston në mospërdorimin e produkteve shtazore në ushqyerje.
Personat veganë klasifikohen në veganë vegjetarianë ose vegjetarianë të rreptë, të cilët nuk konsumojnë asnjë prej produkteve shtazore, veganë etikë të cilët ndjekin dietën vegane, por e shtrijnë këtë filozofi dhe në fusha të tjera të jetës së tyre duke kundërshtuar përdorimin e kafshëve për çdo qëllim, dhe mbështetësit e idesë së veganizmit mjedisor, që ka të bëjë me shmangien e produkteve shtazore me argumentin se bujqësia industriale e kafshëve është e dëmshme dhe e paqëndrueshme për mjedisin.
Pas kësaj përmbledhjeje të termit, doja të dija më shumë nëse edhe në Shqipëri ka faqe në Instagram, rrjeti social që ndjek më tepër, që postojnë receta dhe informacione në lidhje me këtë temë. Një mikesha ime më këshilloi AlbanianVegan, kështu që i shkruajta vajzës dhe e pyeta si ta bëj sa më të lehtë kalimin nga një person që ha mish në vegjetariane e si përfundim vegane. 
Transizioni nuk i pamundur edhe pse shoqëria shqiptare e dikton si të tillë.
Mendohet se të jetuarit si vegan nuk është aspak të shëndetshme për njeriun pasi nuk merren të gjitha vlerat ushqyese vecantërisht proteinat të cilat i marrim nga mishi. Por kjo nuk do të thotë që keto vlera ushqimore nuk merren nga ushqimet e tjera, qofshin ato dhe bimore. Gjithashtu shfaqen mungesa hekuri dhe zinku te vegjetarianët ndërsa te veganët vihet re dhe mungesa e vitaminës B12.
Pavarësisht këtyre, ata që ndjekin dietën vegjetariane kanë më pak premisa për tu bërë obez. Marrin ushqime që përmbajnë më pak kalori dhe ushqime që të japin ndjesinë e të ngopurit siç janë frutat dhe perimet. Duke mos patur asnjëherë probleme me peshën e tyre trupore, ata kanë më pak rrezik që të preken nga sëmundjet si: ataku kardiak, presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe lloje të ndryshme te kancerit.
Dietat vegjetariane të planifikuara mirë janë shumë të shëndetshme dhe parandalojnë sëmundjet kronike. Pra mund të themi që avantazhet janë më të mëdha se disavantazhet prandaj pak nga pak duhet t’I largohemi mishit dhe t’i themi “Përshëndetje” dietës vegane.