Vera në kohën e koronavirusit – Si ta shijojmë?

nga Argjenda Selmani

Kur vjen vera që gjithve mendja na rri në pushime. Në plane me shoqëri e familje e në argëtim. Këtë vit të gjithë po e përjetojmë një verë më ndryshe shkaku i koronavirusit.

Për shumë prej jush ndoshta vera këtë vit nuk po ngjan me vitet tjera. Disa plane mund të jenë anuluar e për për disa të tjera që janë të mundshme mund të ndiheni të pa sigurtë. Mirëpo mos u brengosni. Besojmë se edhe në rrethana të tilla ka disa mënyra për të shijuar verën.

Bëni turizëm në vendin tuaj

Shkaku i kujfive të mbyllur ndoshta shkuarja në ndonjë vend më të largët do të jëtë e pamundur. Shkaku i mbylljes së kufijve vera gjate koronavirusitose shkaku i frikës që mund të keni. Prandaj për të mos ju ekspozuar një rreziku më të madh ju mund të bëni pushime brenda vendit ku jetoni. Një shtëpi malore në afërsi të një liqeni. Aty ku mund të keni privatësi dhe siguri. Një fundjavë e kaluar në bjeshkë me ajr të pastër. Kësisoj edhe do të ndiheni më mirë edhe do të pushoni. Gjithmonë me kujdes dhe masa mbrojtëse.

Argëtohuni edhe brenda shtëpisë

Edhe nëse vera sivjet do të ju gjejë vetëm në shtëpi gjeni mënyra për tu argëtuar. Përdoreni pushimin tuaj vjetor edhe nëqoftëse nuk keni ku të shkoni. Në shtëpi relakohuni, gatuani. Gjeni libra, revista ose artikuj që nuk lidhen më punën tuaj por me gjërat që ju pëlqen dhe lexoni. Pastaj ecni edhe në natyrë. Me miqtë e familjarët tuaj mblidhuni dhe luani lojëra të ndryshme që ju argëtojnë. Provoni të liroheni psiqikisht nga gjithë stresi që mund t’ju jetë akumuluar.

Nëse udhëtoni, bëjeni me kujdes të shtuar

Nëse hyni në grupin e njerëzve që këtë verë do të udhëtojnë gjithesi atëherë ju lusim qe këtë ta bëni me kujdes të shtuar. Pa vera dhe pushimetmarrë parasysh a udhëtoni me transport rrugor apo ajror, merrni masat mbrojtëse. Sidomos në vendet e mbingarkuara. Sikur aeroportet e stacionet. Shmangni sa më shumë që të jetë e mundur kontaktet e afërta me njerëz. E sidomos me të moshuarit. Kushtoni vëmendje të madhe ushqimit. Nëse mund të gatuani vetë bëjeni. Kështu mbroni vetën dhe familjen.

Merrni vitamin D

Shkaku i vitaminës D vera është një gëzim edhe për trupin tonë. E sidomos sivjet pas qëndrimit mbyllur për muaj të tërë. Të jeni të sigurt se trupi juaj ka nevojë për vitaminën D. Prandaj kujdesuni që në ditët e ngrohta të merrni vitmain D. Edhe nëse nuk po shkoni në plazhe apo pishana uluni në diellin e mëngjesit në ballkon. Mbrojuni të mos digjeni por eskpozohuni mjaftueshëm që lëkura juaj të ushqehet. Kësisoj do të jeni më të shëndetshëm dhe me energji gjatë pjesës së mbetur të vitit.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓