Pse vetmia në një marrëdhënie është problem?

nga Flogerta Driza

Vetmia në një marrëdhënie nuk duket në pamje të parë. Le të marrim për shembull restorantet. Restorantet kanë qenë gjithmonë vendi që çiftet kanë frekuentuar më shpësh. Vetëm duke i vëzhguar kuptoni se në cilën faze të marëdhënies ndodhen çiftet.

Disa mund të jenë duke biseduar me zell (ndoshta është takimi i tyre i parë). Disa nuk flasin fare, dhe disa të tjerë shikojnë gjithandej përveçse njëri-tjetrit. Pavarësisht faktit se ata janë duke ngrëne në një tavolinë, vetmia e tyre është e dukshme.

Disa marrëdhënie janë të tilla. Një çift mund të jetë bashkë prej shumë kohësh, mirëpo, asnjëri nuk është i lumtur apo nuk ndjehet i përmbushur.

Megjithëse bashkë, ata janë të vetmuar

vetmia ne cift

Çift i vetmuar

Vetmia mund të ndikojë ndjeshëm në një marrëdhënie. Duke qënë një ndjesi që vjen gradualisht, vetmia mund ta përkeqsojë ose ta forcojë marëdhënien. Kjo e fundit ndodh më rallë.

Bashkëshortët ndalojnë së foluri për tema që kanë vërtet rëndësi, siç janë dëshirat e tyre individuale ose të kombinuara, ëndrrat, frikërat, shpresat dhe qëllimet. Kjo sepse rutina e përditshme zë radhën e ditës. Mirëpo, kjo lloj rutine ditore i distancon gjithnjë e më shumë partnerët. Madje, ndonjëherë kjo gjë ndodh pa e kuptuar fare.

Shumica e njrëzve priren të qëndrojnë në marrëdhënie të palumtur për të shmangur vetminë. Kur partnerët kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin, kjo ndjesi forcohet gjithnjë e më tepër. Rrjedhimisht përfundojnë duke u ndjerë më të vetmuar në një marëdhënie se sa e kundërta.

Fatmirësisht, kjo gjë mund të korrigjohet

Gjithmonë, nëse të dyja palët janë të gatshëm të investojnë kohë dhe përpjekje për t’u përmirësuar. Ja disa gjëra që mund të bëni:

  • Duhet të bisedoni për ndjenjat dhe për temat që kanë rëndësi për ju dhe jo vetëm.
  • Perpiquni të prishni zakonet e vjetra duke krijuar të reja. Për shembull: Në vend që të shikoni televizor në dhoma të ndara, zgjidhni të shihni një film së bashku. Një herë shikoni ju atë që partneri juaj pëlqen dhe anasjelltas.
  • Punoni për të rivendosur afrimitetin në marrëdhënie duke u vetëdijësuar për ndjenjat dhe perspektivat e partnerit tuaj.
  • Jini më të vetëdijshëm dhe vigjilentë për nevojat e njëri-tjetrit, ndërkohë që jini të hapur për të dëgjuar dhe rregulluar atë që mungon.
  • Shtoni spontanitetin dhe argëtimin në marrëdhënien tuaj duke menduar jashtë kufijve dhe bënë diçka argëtuese së bashku.
  • Përmirësoni komunikimin duke kontaktuar sy me sy dhe duke dëgjuar në mënyrë aktive atë që thotë partneri juaj.

Edhe pse duket absurde, ndonjëherë të ulesh pranë partnerit tënd në një restorant plot me njerëz nuk do të thotë se je në shoqërinë më të mirë. Fatkeqësisht, mund të ndodhi që të ndiheni më vetëm se kurrë.

Siç e përmenda edhe më lartë, nëse doni të përmirësoni një marëdhënie, duhet të punoni e ta ndryshoni gradualisht një gjë të tillë. Vetmia nuk i duhet askujt, aq më pak kur jeni së bashku prej shumë kohësh.