Vijëzimet 3D ulin aksidentet rrugore

nga Flogerta Driza

A mundet që vijëzimet 3D të ulin aksidentet rrugore? Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, aksidentet rrugore mbeten një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në të gjithë botën.
Shenjat rrugore dhe limitet e shpejtësisë paralajmërojnë shoferët të ngasin më me kujdes automjetin e tyre. Megjithatë, disa vende i janë qasur në mënyrë kreative zgjidhjes së këtij problemi. Për t’i bërë rrugët më të sigurta, i kanë bërë vizat e bardha të duken tre-dimensionale. Vijëzimi inteligjent i linjave dhe hijëzimi i duhur i bën vijat e bardha të duken si blloqe të ngritura, duke i detyruar shoferët të ngadalësojnë.

Ja se si iluzionet optike të vijave të bardha ndihmojnë në uljen e aksidenteve rrugore nëpër botë.
Vijat e bardha 3D në Rrugën e St. John’s Wood në Westminster u duket shoferëve si një barrierë.

vijezimet 3D 2
Këshilli i Qytetit Westminster krijoi vijat e bardha 3D pas një gjyq të gjatë, për të parë nëse do të ndihmonin në rritjen e sigurisë në rrugë. Zyrtarët shpresojnë që efekti 3D do t’i bëjë shoferët të mendojnë se po kalojnë mbi një barrierë dhe instiktivisht do ngadalësojnë.

Në Lianyungang, provinca Jiangsu e Kinës, këmbësorët kalojnë mbi vijat e bardha 3D që dikuen sikur qëndrojnë pezull mbi rrugë.

vijezimet 3D 2
Modeli përdor hjëzime të verdha dhe blu për të krijuar iluzionin e dëshiruar. “Vijat e bardha” shfaqen tre-dimensionale. Edhe Pekini e Shanghai kanë filluar të zbatojnë të njëjtën ide për vijat e tyre të bardha.

Vijat e bardha 3D në Schmalkalden, Gjermani, duket sikur po pluskojnë mbi rrugë.

vijezimet 3D 4
Këto vija të bardha ndodhen në rrethin Walperloh të Gjermanisë qendrore. Vijëzimet 3D janë krijuar nga artisti i grafiteve Alexander Frank. Duken si blloqe çimentoje, por në të vërtetë është thjesht bojë.

Isafjordur, Islandë, gjithashtu ka adaptuar vijëzimet rrugore 3D.

vijezime 3D 5
Vijëzimet 3D u krijuan nga Vegamálun GÍH, një kompani sinjalistikash rrugore. Rrugët e ngushta të qytetit të vogël e kanë të domosdoshme që automjetet të ecin me kujdes. Sipas Iceland Magazine, kufiri i shpejtësisë prej 30 kilometrash në orë (18.6 milje në orë) ishte shumë i lartë dhe kërkonte masa shtesë për të ngadalësuar shoferët.

India ishte një nga vendet e para që përdori iluzionin optik për të ngadalësuar drejtuesit e automejeteve.

vijezime 3D 6
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës rrugore në Indi, Nitin Gadkari, ka postuar në tëitter në lidhje me planin për të përdorur “ngadalësuesit virtual të shpejtësisë” në vitin 2016. Kryqëzimet e dizenjuara me zgjuarsi mund të ndihmojnë në uljen e aksidenteve rrugore.

Tashmë edhe SH.B.A. po i përdor gjerësisht, falë dy nxënësve të një shkolle fillore.

vijezime 3D 7
Dy nxënës në Shkollën Fillore Brooks në Medford, Massachusetts, punuan me autoritetet e qytetit përmes një organizate të quajtur Qendra e Qytetarisë për të krijuar vijëzimet 3D.
“Librat nuk të mësojnë gjëra të tilla.” tha kryebashkiaku i Medford Stephanie Burke për CBS Boston lidhur me përpjekjet e nxënësve. “Angazhimi qytetar është vetëm diçka që e shihni se po ndodh, shikoni se po sjell sukses, dhe pastaj përpiqeni të bëni më shumë për të vazhduar këtë nismë.” tha ajo.
Një klasë tjetër e shkollës fillore në Little Rock, Arkansas, pikturoi vijëzime tre-dimensionale para shkollës së tyre. Një grup nxënësish të klasës së 5, në Carver Magnet Elementary në Little Rock, Arkansas, pikturuan vijëzime 3D jashtë shkollës së tyre me shpresën për të parandaluar aksidentet rrugore. “Dijeni se drejtori juaj, z. Clifton Woodley është jashtëzakonisht krenar për ju!” shkroi drejtori i shkollësh Little Rock në një postim në Facebook.