Vishu me stil për sezonin vjeshtë – dimër 2019

nga Flogerta Driza

Ne nuk jemi një faqe mode, por ama disa këshilla se si të visheni me stil për sezonin vjeshtë – dimër 2019, do t’ua japim. Këtë stil mund ta ndiqni edhe në takimet tuaja, qofshin ato takime pune, familjare ose shoqërore.

Tendencat e fundit dhe këshillat e modës nga revista Cosmopolitan ju vijnë në ndihmë.

vjeshtë-dimër

Foto: Pinterest

Pasi të ndryshoni dollapin tuaj, për të sistemuar rrobat e vjeshtës dhe të dimrit, ka ardhur momenti të sistemoni edhe stilin tuaj. Sekreti qëndron në krijimin e një liste me pjesët e duhura për të garantuar gjithnjë variatet, që të visheni në çdo ditë të këtij muaji me shije.

Nga palltot me modele shumëngjyrëshe të Kate Middleton deri tek çantat e modës së sezonit vjeshtë – dimër 2019, triumfojnë ngjyrat dhe format abstrakte. Vishni një pallto dhe xhinse për tu dukur fantastike.

Përgatituni të zgjidhni syzet tuaja të diellit fale një fushate të re: I’MPEREFECT nga Etnia Bercelona. Që të visheni si duhet këtë sezon me patjetër duhet të pajiseni me vetëbesim. Vathët, një tjetër aksesor ekstravagant, me forma të cuditshme dhe ngjyra shpërthyese.. Joshni këdo me kombinime të reja të modës më të fundit, për të guxuar dhe për t’i lënë kujdo një përshtypje befasuese.

1. Sezoni vjeshtë – dimër 2019 vjen fluqishëm me Winnie Harlow x Steve Madden

moda

Foto: Pinterest

Tashmë cizmet mbi gju, me ngjyra neutrale, printime gjarpri ose krokodili dhe kambalet ushtarake janë pjesë e pandashme e modës së dimrit 2019.

2. Çantat për vjeshtë – dimër 2019 vijnë me një shpërthim ngjyrash 

Moda e çantave të vjeshtë – dimër 2019 vjen me një trazirë ngjyrash dhe formash. Modelet e koleksionit të kapsulave Ergobando Cromia të krijuara me ngjyra ylberi. Pikërisht ashtu, Ergobando do të thotë ylber në ladino dhe është pikërisht kjo fjalë ajo që i jep emrin këtij projekti të bukur.

3. Moda e këpucëve vjeshtë – dimër 2019 ju çon në Sh.B.A me mokasina Sebago 

këpuce

Foto: Pinterest

Sebago x Pendleton feston takimin mes dy ekselencave  të bëra në SH.B.A. ku alternohet lëkura dhe leshi i çmuar, figura gjeometrike dhe ngjyra tipike tradicionale amerikane. Gërshetimi tradicional i leshit i këtyre elementeve do t’ju lën pa mend.

4. Syze dielli dhe syze për vjeshtë – dimër 2019: zgjidhni stilin bazuar në papërsosmëritë tuaja

Nuk është vetëm çështja e zgjedhjes së kornizës së duhur për syzet, por për të përcjellë një mesazh më të rëndësishëm. Etnia Barcelona prezanton fushatën e koleksionit të modës së vjeshtë – dimrër 2019 I’MPERFECT. Liliya, Kokie, Pau, Kaine, Xueli dhe Jordi, tregojnë modelet e syze dielli dhe syze të frymëzuara nga Glam për tu veshur në nëntor dhe më gjerë.

5. Çfarë duhet të vishni në nëntor nëse jeni i varur nga logomania?

logomania

Foto: Pinterest

Nuk ka asgjë më revolucionare sesa një xhup i bardhë për të fisnikëruar veshjet e nëntorit dhe dimrit. Dhe nëse i doni logot, përqendrohuni në këtë version të ri të Levis me logon e re serif të frymëzuar nga vitet ’90 në vazhdën e tendencave të modës vjeshtë – dimër 2019. Minimalizmi është në modë.

6. Këpucë dimërore 2019: bëni lëvizjen e duhur dhe zgjidhni ngjyrat

Frymëzuar nga ikonografia dhe silueta e këpucëve të arteve marciale orientale, këpucët WUSHU janë atlete unisex të karakterizuara nga simboli Ru Yi. Mos prisni modele të atleteve asketike dhe pikturë njëngjyrëshe, këtu vëmendja qëndron tek ngjyrat e ndezura.

7. Çfarë duhet të vishni në nëntor për të qënë ndryshe: vathë asimetrikë.

vath asimetrik

Foto: Pinterest

Një udhëtim në një destinacion të panjohur në veri të Francës. Quhet Wandering In Stripes: Koleksioni i ri për sezonin e festave është ideal për të provuar të vishni bizhuteri me deklarata, aq të paparashikueshme sa këto vathë amuleti. Elementët idealë për të de-stabilizuar veshjet e stilit tuaj të nëntorit.

8. Moda e vjeshtë – dimër 2019 sjell pantallonat e gjëra

Paquito ofron zgjidhje joformale për t’u përgatitur për nëntorin apo dimrin. Pantallona shumë të lehta për t’u veshur, për zyrën por jo vetëm. Për shembull pantallonat e sezonit vjeshtë – dimër 2019. Çfarë duhet të vishni në nëntor nëse doni një prekje elegance pa e ekzagjeruar? Një palë pantallona të zeza të gjera kombinuarr me një triko të gjerë të prerë katror. Si thoni?