Vitia 6 ditë në karantinë, mungesa e miellit shqeteson banorët

nga Argjenda Selmani

Këtë të premte mbushet një javë që prej ditës kur u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë. Një nga ta është nga Vitia. Që atë ditë ky qytet është në karantinë.

Një javë më pas situata në këtë qytet të Kosovës është e qetë në përgjithësi. Mirëpo, vitiasit po përballen me sfidat e para të izolimit nga jeta përtej komunës së tyre. 

Në Viti po mungon mielli

Vitia - qytet

Për blogun tonë Rifat Abazi, qytetar i Komunës së Vitisë, i cili është Web Developer dhe SEO Manager në dua.com, ka treguar sa sfidë është për ta sigurimi i miellit. Ashtu si edhe në qytetet e tjera të Kosovës, qytetarët e kësaj ane janë të interesuar që të furnizohen me miell. Mirëpo, një gjë e tillë po del të jetë e vështirë për ta.

Kjo pasi mielli nuk po gjendet nëpër raftet e marketeve e as nëpër depot e furnizimit. Këtu po ndikon padyshim edhe izolimi nga pjesa tjetër e Kosovës.  Fatmirsisht për momentin në qytetin e Vitisë nuk mungojë produktet e tjera esenciale.

“Brenda Vitisë këto ditë është e vështirë të gjesh miell. Kjo po shkakton shqetësim e panik tek qytetarët”, thotë Rifati. Shqetësuese për këta qytetarë është edhe shtrenjtimi i produketeve higjeknike. Gjë të cilën e kam vërejtur ditët e fundit nëpër raftet e farmacive dhe dyqaneve.

Mirëpo si po e kalojnë kohën e izolimit banorët e këtij qyteti?

Vitia - fshatPër dua.com Rifati tregon se Vitia si qytet por edhe fshtatrat janë më të qeta këto ditë izolimi.
“Njerëzit po e kalojnë kohën duke shetitur. Po përpiqen t’i shijojnë këto ditë në natyrë por në përgjithësi vërehet se janë të shqetësuar”, tregon Rifati.

Ai personalisht për shkak të karantinës e ka pasur të pamundur të kthehet këtë të hënën në zyren e tij në Prishtinë. Megjithatë, po vazhdon punën për duan nga shtëpia. Një pjesë tjetër të ditës e kalon duke shetitur me biçikletë në natyrë, larg turmave të njerzve. 

“Nuk është e lehtë të mbyllem në shtëpi. Mirëpo, unë po vazhdojë të punoj çdo ditë. Sigurisht që më mungon normaliteti, rutina, jeta dhe shokët jashtë Vitisë”, thotë Rifati. Si përfundim ai mbetet me shpresë që kjo gjendje do të kalojë shumë shpejt!