Vuno – fshati antik i Rivierës Shqiptare

nga Flogerta Driza

Fshati antik Vuno ndodhet mbi rrënojat e kodrinës përgjatë Rivierës Shqiptare, midis qytetit të Himarës dhe kanioneve të Ilias. Pa e ekzagjeruar mund të themi se është një nga fshatrat më të bukur në Shqipëri. 

Fshati antik i humbur nën rrënoja

VunoVunoi vlerësohet si vendbanim i vjetër, ndoshta që prej shek. VIII-VI para Krishtit. Vunoi ka qenë dhe vendlindja e shumë shkollarëve të shquar. Është i pozicionuar rreth 400 m mbi nivelin e detit, me një pamje panoramike, që shikon detin e Jonit dhe zbret në plazhin e Jalit. Ekzistojnë numër i madh banesash karakteristike, arkitekturë, mënyrë e traditës së ndërtimit etj. Karakteristikë tjetër tipike e fshatit është dhe kënga polifonike.

Ku të shkosh në Vuno?

Fshati edhe pse nuk ka plazhin e vet si një pjesë e fshatrave të tjerë përgjatë bregdetit, është magjepsës dhe i bën përshtypje vizitorit me atmosferën e tij të retro. Por, mos u shqetëso: shumë afër ka disa nga plazhet më të bukura në vend, përfshirë Jalën. 

Vuno është e ndarë në dy fusha.

– Fusha e sipërme (e larta), e karakterizuar nga shtëpi të bukura të bardha me dyer me ngjyra.
– Fusha e poshtme (e ulët), ku ka kisha antike ortodokse, të cilat dy vjet më parë pritën edicionin e dytë të festivalit South Outdoor.
vend antikKjo e fundit është një nga eventet më të lezetshme të pranverës në Shqipërisë që çon në zbulimin e fshatrave të Rivierës dhe ju lejon të kryeni aktivitete të shumta në natyrë.

Ky vend ju lejon gjithashtu të jetoni një përvojë të jashtëzakonshme autentike dhe lokale. Këshilla ime, në të vërtetë, pasi të vizitoni të dyja zonat është që të ndaleni në lokalin e vogël në sheshin kryesor të Vunos (që mbikëqyr rrugën) dhe të pini një kafe. Më e mira do të ishte nëse do të darkonit gjatë perëndimit të diellit, kur dielli fillon të venitet me tone të ngrohta në horizont.