Xhelozia – ndjenjë natyrale apo sëmundje?

nga Flogerta Driza

Xhelozia ka qenë gjithmonë subjekt i këngëve, librave, filmave dhe artit në përgjithësi. Edhe ne përmes këtij artiukulli kemi provuar t’i japim një shpjegim kësaj ndjenje.

Shpresojmë të ju ndihmojmë të kuptoni se kush është më i prirur drejt xhelozisë dhe pse.

Xhelozia është një kombinim i frikës dhe zemërimit

Fman talking on the phonerika nga humbja e partnerit dhe zemërim se partneri është i interesuar për dikë tjetër përveç nesh.  Kjo është xhelozia. Kjo ndienjë është e komplikuar dhe  nuk është e lehtë të deshifrohet. A lidhet xhelozia me dashurinë apo është një ndjenjë që na shoqëron jo vetëm në marëdhënien tonë? Xhelozia shpesh vepron si ndjesi rreziku që vjen nga prania e dikujt të cilin e shohim si rival. Kjo na shtyn të bëjmë gjeste të tepërta dhe impulsive. Sidoqoftë, xhelozia jo gjithmonë lind nga një ngjarje e vërtetë por shpesh vjen nga imagjinata jonë.

Përse bëhemi xhelozë?

Xhelozia lidhet kryesisht me ndjesinë posesive që kemi ndaj dikujt. Ndjejmë se partneri është ekskluzivisht i yni. Ndaj bëhemi territorial e ndonjëherë edhe agresiv. Kjo është një ide e gabuar sepse askush nuk na përket ashtu si edhe nuk i përkasim askujt. Sigmund Freud, babai i psikoanalizës, gjurmon xhelozinë që në fëmijëri. Kur të gjithë duam të duhemi ekskluzivisht nga prindërit tanë dhe me ardhjen e një vëllai apo motre të vogël kemi frikë ta humbasim vëmendjen. Ndihemi të lënë pas dore ose të braktisur. 

Karakteristikat e një personi xheloz

  • Frikësohet nga humbja e asaj që konsiderohet e vetja
  • Frikësohet nga braktisja
  • Xhelozon ndaj një personi të tretë që konsiderohet “i rrezikshëm” për çiftin
  • Ka prirje për të nënshtruar partnerin
  •  Nuk ka besim ndaj të tjerëve, shpesh paragjykon
  • Ka mungesë të vetëvlerësimit që e bën personin xheloz të ndihet i pasigurt
  • Dëshiron të ketë gjithçka nën kontroll

Si ta kapërceni xhelozinë?

Për të kapërcyer xhelozinë nevojitet një  strategji që përmban elemente të nevojshëm për të përballuar këtë gjendje emocionale, shpesh destruktive. Sidomos në ato raste kur e kuptoni xhelozia juaj nuk po ka një bazë logjike. Për stabilietin tuaj emocional dhe për shëndetin tuaj mendor është e rëndësishme të punoni me vetvetën.
Këtë situatë mund ta përmirësoni duke u fokusuar në disa elemejte të vogëla. Ja cilat janë ato:

Copuple

  • Forconi vetëbesimin
  • Kujtojani vetës pse partneri u dashurua në ju
  • Menoni edhe ju për arsyet pse e doni atë
  • Analizoni situatat që ju shkaktojnë xhelozi
  • Përpiquni të kuptoni se nga vjen xhelozia juaj
  • Flisni me qetësi me partnetin për ato situata
  • Kërkoni falje dhe sqaroni arsyet tuaja
  • Dëgjoni arsyetimin e tij apo saj
  • Gjeni mënyra se si mund ta rifreskoni marrëdhënien tuaj
  • Tregohuni të arsyeshëm