Zgjidhjet e pesë problemeve që çiftet kanë

nga Argjenda Selmani

Shumica e problemeve që çiftet kanë në esencë janë të njëjtë me të gjitha çiftet e tjera. Natyrisht që ndryshojnë rrethanat. Tek dikush problemet vijnë më herët e tek dikush më vonë. Mirëpo kryesisht janë të njëjtat tema që shkaktojnë vështirësi.

E mira është se kur egziston vullneti për shumicen e problemeve që çifet kanë egziston një zgjedhje. Më poshtë në po përmendim vetëm disa nga problemet kryesore me të cilat partnerët përballen. Gjithashtu po përpiqemi edhe t’ju japim zgjedhje.

Komunikimi

zgjidhja e problemeveMungesa e komunikimit ose komunikimi jo i duhur shkakton problemet më të mëdha në një lidhje. Partnerët nuk ndihen të lirë të flasin me njëri-tjetrin. Nuk Nuk ndihen të dëgjuar. Prandaj që shumica e problemeve që çiftet kanë mund të eleminohen nëse ata thjeshtë komunikojnë më njëri-tjetrin siç duhet. Nëse ata mësojnë të dëgjojnë tjetrin e jo të mendojnë se si do të përgjigjen. 

Traumat

Traumat nga e kaluara janë burim i shumë problemeve në marrëdhëniet mes njerëzve. Shpesh herë në pa vetëdije ndikohemi nga përjetimet që kemi pasur më herët. Sidomos nga ato të këqijat. Ne shpesh frikësohemi se partnerët tanë do t’i përsërisin gabimet si ata të kaluarit. Prandaj ndonjëherë priremi të aktivizojnë mekanizmat tonë mbrojtës. Përpiqemi t’i mbrojmë ndienjat tona. Mirëpo në mënyrë që kjo të evitohet duhet t’i tregojmë partnerit për përjmetimet si dhe frikat tona më të mëdha.

Jeta seksuale

problemeveSfidat e jetës seksuale bëjnë pjesë në mesin e problemeve që çiftet i kanë. Madje ato fatkeqësisht mund të dërgojnë edhe në përfundimin e marrëdhënies. Ka shumë rëndësi që partnerët të arrijnë të gjejnë mirëkuptim kur vjen fjala te harmonia e jetës së tyre seksuale. Kjo mund të bëhet vetëm duke u treguar të hapur e të duruar me njëri-tjetrit. Ka shumë rëndësi që të kalohet bllokada dhe të filtet për këto probleme. 

Parat

Për dallim prej filmave e librave romantik, në jetën reale fatkeqësisht edhe çështja e parave hyn mes çifteve. Ajo që ka shumë rëndësi është që të jeni të sinqertë me partnerin apo partneren tuaj për gjendjen tuaj financiare. Nëse po jetoni bashkë ju sygjerojmë që të krijoni një plan të përbashkët financiar për secilin muaj.  Kësisoj ju do ta dini saktë se sa po ju kushton jetesa juaj e përbashkët dhe sa shpenzime keni. Bëjani të qartë partnetit por edhe vetës se cili është standardi juaj jetësore dhe synimet tuaja. Mos krijoni përshtypje fallso se jeni më i pasur se që jeni në të vertetë por tregohuni të sinqertë.

dua Marketplace banner