Karriera në dua.comNe po kerkojmë

• Senior Java Developer - Udhëheqës Teknik

• iOS Developer

• Android Developer

• Frontend Developer me aftësi të SEO

• Dizajner të aplikacionit (App Designer)

• Menaxher i medias sociale & përmbajtjes

• Specialist për marrëdhënie me publikun

Bëhu pjesë e misionit tonë, mision që bashkon shqiptarët kudo në botë. Suita jonë e mjeteve të fuqishme të komunikimit ndihmon anëtarët të takohen, të ndërtojnë një rrjet më të fortë dhe të përjetojnë eksperienca më të mira sa i përket njohjeve të dashurisë.

...
...
...
...

BENEFITET

  • Biznes i ri i provuar dhe i mirë-financuar me ambicie të mëdha, paga konkurruese dhe opsion të aksioneve në dispozicion.
  • Ekip dinamik dhe sipërmarrës ku të shkosh përtej limiteve është pjesë e përditshme e biznesit.
  • Qasje në sigurime gjithëpërfshirëse mjekësore, dentare, optike, sigurim invalidor dhe jetësor, të gjitha të mbuluara nga ne.
  • Transport i lehtë përfshirë transport publik dhe parking të paguar.
  • Kuzhinë e pajisur plotësisht me: kafe, çaj, birrë, dhe ushqime të lehta të shëndetshme (snacks).
  • Dreka ekipore, aktivitete në terren dhe shumë më tepër se kaq!

SENIOR JAVA DEVELOPER - Udhëheqës Teknik

dua.com është në kërkim të një SENIOR JAVA DEVELOPER -Udhëhqësi Teknik për t'u bërë pjesë e ekipit tonë. Ne jemi në një mision për të bashkuar mbi 12 milion shqiptarë në mbarë globin. Qofshin ata shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe më gjerë, ne po synojmë të fuqizojmë marrëdhëniet tuaja dhe lidhjet domethënëse me bashkëmoshatarët. Kërkoni partnerin tuaj në çdo vend, kudo, në çdo kohë ose takojeni personalisht.

Pse dua?
dua.com ekziston sepse kemi parë një problem që kemi dashur ta zgjidhim. Edhe pse shqiptarët kanë përparuar ndjeshëm në mbarë botën, nuk ka asnjë platformë të vetme për të bashkuar komunitetin e mrekullueshëm shqiptare.

Ne jemi duke u ofruar shqiptarëve mundësinë e mrekullueshme që të krijojnë lidhje të rëndësishme sa i përket të gjitha fushave të jetës së tyre, qoftë duke njohur miq të rinj, duke kërkuar një marrëdhënie serioze apo duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional.

Si Udhëheqës Teknik, kërkohet që të keni:

  • 6+ vjet përvojë të mëparshme në development
  • Aftësi dhe fleksibilitet i demonstruar për të menaxhuar kohën dhe prioritetet në mënyrë efektive
  • Iniciativë dhe kreativitet në zgjidhjen e sfidave që ju parashtrohen
  • Aftësi drejtuese dhe përvojë në trajnimin e anëtarëve të rinj të ekipit
  • Njohuri në development programs si Spring, Hibernate dhe Java Enterprise Software Development
  • Njohuri për JIRA, Confluence, Stash, Git, Maven and Bamboo
  • Përvojë pune në një kompani të vogël, ku puna në ekip është primare
  • Përvojë pune në AWS
  • Zhvillimi i aftësive kërkimore me teknologjitë si Solr, Spark dhe AWS
  • Krijoni zgjidhje softwerike të përshkallëzuara që plotësojnë kërkesat e aplikimit
  • Punoni së bashku me ekipet e brendshme për të siguruar që aplikimet të dorëzohen në kohë
  • Siguroni efikasitet përmes vendimarrjes dhe zgjidhjes së problemeve
Kualifikimet për udhëheqësin teknik përfshijnë:
  • 3+ vjet përvojë të Java Development në një mjedis prodhues
  • Njohuri mbi AWS ose GCP
  • Aftësi për të punuar me shkathtësi në çfarëdo mjedisi (si nga shtëpia, zyra, biblioteka etj)
  • Përvojë me Jenkins, Docker, Elasic search. Sistemi si Solr konsiderohet si një plus
  • Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike ose përvojë të ngjashme
A po ju duket që përshtateni me profilin e kërkuar? Ne po presim të ndëgjojmë nga ju.


iOS DEVELOPER

dua.com është në kërkim të një iOS DEVELOPER për t'u bërë pjesë e ekipit tonë. Ne jemi në një mision për të bashkuar mbi 12 milion shqiptarë në mbarë globin. Qofshin ata shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe më gjerë, ne po synojmë të fuqizojmë marrëdhëniet tuaja dhe lidhjet domethënëse me bashkëmoshatarët. Kërkoni partnerin tuaj në çdo vend, kudo, në çdo kohë ose takojeni personalisht.

Pse dua?
dua.com ekziston sepse kemi parë një problem që kemi dashur ta zgjidhim. Edhe pse shqiptarët kanë përparuar ndjeshëm në mbarë botën, nuk ka asnjë platformë të vetme për të bashkuar komunitetin e mrekullueshëm shqiptare.

Ne jemi duke u ofruar shqiptarëve mundësinë e mrekullueshme që të krijojnë lidhje të rëndësishme sa i përket të gjitha fushave të jetës së tyre, qoftë duke njohur miq të rinj, duke kërkuar një marrëdhënie serioze apo duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional.

Si një iOS Developer, kërkohet që të keni:

  • 3+ vjet përvojë të mëparshme në iOS Development (Swift)
  • Aftësi dhe fleksibilitet i demonstruar për të menaxhuar kohën dhe prioritetet në mënyrë efektive
  • Iniciativë dhe kreativitet në zgjidhjen e sfidave që ju parashtrohen
  • Aftësi drejtuese dhe përvojë në trajnimin e anëtarëve të rinj të ekipit
  • Njohuri për teknologjitë e tjera të internetit dhe standardet UI / UX
  • Përvojë me sisteme të iOS si Core Data, Core Animation, etj.
  • Aftësi për të Hartuar dhe ndërtuar Aplikacione për platformën iOS
  • Të identifikoni dhe korrigjoni bottlenecks dhe të rregulloni bugs
  • Do ndihmoni në ruajtjen e cilësisë së kodit, organizimin dhe automatizimin e tij
  • Përvojë në zhvillimin e aplikacioneve për Apple iOS, XCTest, XCUITest dhe XCode
  • Përvojë në automatizimin e testimit të aplikacioneve iOS duke përdorur XCTest, XCUITest dhe XCode
  • Përvojë në Java, Selenium, Appium, SOI UI dhe mjetet e automatizimit të mobile testing
  • Përvojë në zhvillimin dhe përmirësimin e sistemeve automatike
  • Njohuri mbi njësinë(unit), sistemit dhe testimit përfundimtar si dhe automatizimit të aplikacioneve celularë / aplikacioneve iOS
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
Kualifikimet:
  • Diplomë Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike, shkencë kompjuterike ose disiplina të ngjashme, kombinim midis arsimimit, trajnimit ose përvojës së punës.
  • Kërkohen 2 ose më shumë vjet përvojë pune në Inxhinierinë Softuerike për zhvillimin e aplikacioneve native iOS.
  • 3+ vjet përvojë të mëparshme të iOS Developing (Swift)
  • Përvojë me sistemet e iOS si Core Data, Core Animation, Rrjetet etj.
  • Njohuri në lidhje me API RESTful për të bashkuar aplikacionet iOS me shërbimet back-end.
  • Njohuri mbi parimet e projektimit dhe udhëzuesve të ndërfaqeve të Apple
  • Njohuri mbi sistemin API të mesazheve në Cloud dhe push notifications
  • Njohje e mirë e HTML5, Javascript dhe teknologjive të tjera të internetit
  • Njohuri për CI (Continuous Integration)
A po ju duket që përshtateni me profilin e kërkuar? Ne po presim të ndëgjojmë nga ju.


ANDROID DEVELOPER

dua.com është në kërkim të një Android Developer për t'u bërë pjesë e ekipit tonë. Ne jemi në një mision për të bashkuar mbi 12 milion shqiptarë në mbarë globin. Qofshin ata shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe më gjerë, ne po synojmë të fuqizojmë marrëdhëniet tuaja dhe lidhjet domethënëse me bashkëmoshatarët. Kërkoni partnerin tuaj në çdo vend, kudo, në çdo kohë ose takojeni personalisht.

Pse dua?
dua.com ekziston sepse kemi parë një problem që kemi dashur ta zgjidhim. Edhe pse shqiptarët kanë përparuar ndjeshëm në mbarë botën, nuk ka asnjë platformë të vetme për të bashkuar komunitetin e mrekullueshëm shqiptare.

Ne jemi duke u ofruar shqiptarëve mundësinë e mrekullueshme që të krijojnë lidhje të rëndësishme sa i përket të gjitha fushave të jetës së tyre, qoftë duke njohur miq të rinj, duke kërkuar një marrëdhënie serioze apo duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional.

Si Android Developer, kërkohet që të:

  • Bashkëpunoni me ekipin tonë të produkteve për të ndihmuar në hartimin dhe zbatimin e veçorive (features) për pajisjet Android
  • Bashkëpunoni me ekipin inxhinierik për të ndihmuar në përcaktimin e API-ve të fundit që përdoren në zbatimin e aplikacioneve tona mobile
  • Drejtoni krijimin e praktikave më të mira të njohura nga industria për Android Developer që i përshtatet platformës tonë mikse.
  • Ndërtoni aplikacione dhe mjete që lehtësojnë testimin e përdorimit (usability testing) në pajisjet celulare dhe që janë të lehta për t'u përdorur nga paneli ynë i testuesve, si dhe nga klientëve tanë Developers.
Kualifikimet:
  • Diplomë në BA / BS për Shkenca Kompjuterike dhe fusha teknike përkatëse ose përvojë në praktikë të ngjashme.
  • 3 vjet përvojë në Software Development
  • 2-3 vjet përvojë pune përfshirë përvojën e gjuhëve të programimit në C / C ++, Java dhe Kotlin.
  • Aftësi për të përfunduar një projekt deri në fund, nga projektimi i tij deri në zbatim dhe mirëmbajtje të vazhdueshme
  • Aftësi për të mësuar shpejt teknologji të reja
  • Të jesh i sprovuar në bashkëpunim me ekipe të ndryshme, me vetë-iniciativë, i prirur për të arritur rezultate të larta për t’u përmirësuar
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, korrigjuese dhe zgjidhjeje të problemeve
  • Aftësi të mira në komunikimin me shkrim dhe atë verbal
  • Aftësia për të punuar në nisma të shumta produktesh njëkohësisht
  • Përvojë në hartimin e API, përmirësimin e performancës, projektimin e klientit ose mjeteve të ndryshme
  • Njohuri mbi SDK për sistemet Android.
  • Njohuri mbi platformën e Android dhe Shërbimeve të Google Play.
  • Ekspozim ndaj programimit Swift.
A po ju duket që përshtateni me profilin e kërkuar? Ne po presim të ndëgjojmë nga ju.


Frontend Developer me aftësi të SEO

dua.com është në kërkim të një Frontend Developer me aftësi të SEO për t'u bërë pjesë e ekipit tonë. Ne jemi në një mision për të bashkuar mbi 12 milion shqiptarë në mbarë globin. Qofshin ata shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe më gjerë, ne po synojmë të fuqizojmë marrëdhëniet tuaja dhe lidhjet domethënëse me bashkëmoshatarët. Kërkoni partnerin tuaj në çdo vend, kudo, në çdo kohë ose takojeni personalisht.

Pse dua?
dua.com ekziston sepse kemi parë një problem që kemi dashur ta zgjidhim. Edhe pse shqiptarët kanë përparuar ndjeshëm në mbarë botën, nuk ka asnjë platformë të vetme për të bashkuar komunitetin e mrekullueshëm shqiptare.

Ne jemi duke u ofruar shqiptarëve mundësinë e mrekullueshme që të krijojnë lidhje të rëndësishme sa i përket të gjitha fushave të jetës së tyre, qoftë duke njohur miq të rinj, duke kërkuar një marrëdhënie serioze apo duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional.

Përgjegjësitë e punës:

  • Dizajnoni dhe ndërtoni website ose landing pages për website, dhe për partnerët e korporatave.
  • Bashkëpunoni me Marketingun për të identifikuar, projektuar dhe ekzekutuar planet për optimizimin e performancës së website-it dhe punën e SEO
  • Mbështetni marketingun në krijimin e përmbajtjes, lançimin e produkteve dhe iniciativave të tjera
  • Krijoni asete për App Store / Google Play, website dhe landing pages, fushatat me email, dhe të ndihmoni në nevojat e tjera të marketingut
  • Ruani, testoni dhe përditësoni website-t, përfshirë temat dhe plugins
  • Dizajnoni dhe krijoni e-maile, raporte dhe elemente të tjerë të produktit
Aftësitë dhe Kualifikimet:
  • Diplomë Bachelor-i
  • 3-5 vjet përvojë në ndërtimin e website-ve
  • Njohuri të WordPress-it, përfshirë temat dhe plugins
  • Përvojë e dëshmuar për të punuar në Adobe Creative Suite: Photoshop, Illustrator
  • Shkathtësi me Google Suite
  • Njohuri për trendet dhe praktikat aktuale të dizenjimit të website-ve
  • Përvojë me Divi ose Enfold që cilësohet si një plus
  • Kërkohen njohuri të thella për HTML5, CSS, SASS dhe JavaScript, konsiderohet plus dhe gjuhët e programimit shtesë
  • Përvojë me Mobile development, përfshirë responsive design
  • Përvojë pune me API
  • Njohuri mbi teknologjinë online, veçanërisht sesi gjurmohet dhe analizohet reklamimi në internet për rezultate të dukshme me programe direct-response
  • Njohuri mbi reklamimin në internet dhe mobile, konkretisht SEM, SEO, affiliate marceting, dhe shfaqje të reklamave të paguara në rrjetet sociale
  • Njohuri mbi Google Analytics Premium (ose mjete të ngjashme për analitikën e faqes)
  • Njohuri mbi Menaxhimin e Google Tag (ose sistemeve të ngjashme të menaxhimit të etiketimeve)
  • Aftësi të mira analitike dhe menaxhuese të projekteve
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe prezantuese
A po ju duket që përshtateni me profilin e kërkuar? Ne po presim të ndëgjojmë nga ju.


Dizajner i Aplikacioneve

Roli i Dizajnerit të Aplikacionëve (m/f) parasheh dizajnimin e funksionëve të aplikacionit mobil që janë të dobishme dhe të lezetshme. Ju do të bëheni një anëtar i hershëm dhe anëtar themelues i ekipës tonë të re por me ndikim të madh, qëllimi i përbashkët i së cilës është të ndërtojë aplikacionin më elegant dhe që ka përdoruesin në fokus. Ju veproni me pasion si zëri i përdoruesit. Ju vazhdimisht do të ndjekni rrugë që t’i bëni jetën e Shqiptarëve me të lehtë. Pavarësisht nëse jeni duke dizajnuar një mënyrë të re për Shqiptarët për tu takuar apo për të bërë biznes së bashku, ju do të punoni nga afër me Dizajnera të Aplikacionit, Inxhiniera, dhe Menaxhera të Produktit për të gjetur limitet e problemeve me dizajn, duke i parë ato nga pikëpamje të shumta dhe duke avokuar për zgjidhje të thjeshta dhe që kanë ndikim.

KY ROL PËRFSHINË:

  • Dizajnimin dhe prototipin e përvojave elegante.
  • Zotërimin e të gjitha fazave të procesit të dizajnit, nga koncepti deri në lansim.
  • Zgjidhjen e problemëve të produktit me fokus të veçantë në përvojat më të mira të përdoruesëve duke i balancuar qëllimet e kompanisë, kohezionin e dizajnit, dhe lehtësinë e implementimit.
  • Kërkimin, kuptimin dhe inkorporimin e reagimit kualitativ dhe kuantitativ të audiencës përgjatë procesit të dizajnit.
  • Testimin e zgjidhjëve të ndryshme për të arritur tek dizajni i duhur sikur që evidendohet nga të dhënat.
  • Punën autonome në një grup ndërfunksional dhe axhil ku përfshihën Menaxherat e Produktit, Inxhinierat, Analistët e të Dhënave për të prioritetizuar dhe ndërtuar funksionalitete të reja.
  • Të jepni dhe merrni rregullisht reagime për dizajn me Dizajnerët tjerë të Aplikacionëve për të siguruar kualitet, konsistencë, dhe bashkëpunim.
  • Të pasurit e një kupëtimi të thellë të nevojave të përdoruesëve dhe objektivave të biznesit brenda zonës së produktit të grupit tuaj axhil.
  • Prioritetizimin e përshtatshëm: përdorni gjykimin e mirë për të bërë kompromise të përshtatshme qe ta përshpejtoni të mësuarit për produktin.
KANDIDATI/JA PERFEKT/E KA:
  • Portfolio të fortë ku tregoni punën që keni bërë deri tani si dhe përvojën e punës së deritanishme.
  • Ju keni së paku 2-4 vjet përvojë në dizajnimin e aplikacioneve moderne.
  • Përvojë në dorëzimin e produkteve mobile në një ambient axhil dhe në platforma të ndryshme (iOS & Android).
  • Kuptueshmëri të përditësuar te trendeve dhe praktikave të fundit me mobil.
  • Pasion për të qenë pjesë e pikturës së madhe, derisa pa frikë të merreni me detaje.
  • Nuk ka ego kur të flitet për produkt apo dizajn.
  • Ndiheni rehat të jeni pjesë e një procesi të zhvillimit axhil dhe super të shpejtë .
  • Gjykim i jashtëzakonshëm i produktit.
  • Aftësi që të përparoj me pak mbikqyrje, të jetë proaktiv, dhe të jetë në gjëndje të menaxhoj paqartësitë dhe të panjohurat.
  • Të ketë sens për estetikë që do të mund të përshtatej me sitlin e dua dhe poashtu ta përforcoj atë.
  • Përvojë pune me sisteme të mëdha të dizajnit.
A po ju duket që përshtateni me profilin e kërkuar? Ne po presim të ndëgjojmë nga ju.


Menaxher i Mediave Sociale dhe Përmbatjës

Përgjegjësia kryesore e Menaxherit të Mediave Sociale dhe Përmbatjës (m/f) është të krijoj dhe të udhëheq një plan të fortë të mediave sociale për të siguruar arritjën e objektivave (ndërgjegjësimi i brendit, konsiderimi, konvertimi) për kanal, si dhe mbikqyrjen e strategjisë së përmbajtjës të dua nëpër të gjitha platformat dhe kampanjat e mediave sociale. Identifikimi i trendeve të reja të mediave sociale për të menaxhuar bashkëveprimin me komunitetet respektive, implementimi i proceseve dhe veglave të menaxhimit të grupit të gjerë, mbështetja e ekzekutimit të partneritetëve dhe bashkëpunimëve me brend. Duke raportuar tek lideri i ekipës se komunikimit të brendit, menaxheri i mediave sociale dhe përmbajtjës (m/f) do të jetë në krye të zhvillimit të prezencës sociale të dua’s dhe konsultimit të tregjëve për aktivitetet lokale.

PËRGJEGJËSITË TUAJA:

  • Menaxhimi i kanalëve të mediave sociale të dua: Facebook, YouTube, Instagram, Pinterest, LinkedIn dhe Snapchat në bashkëpunim me CEO dhe agjencinë tonë digjitale.
  • Implementimi i mediave sociale duke u bazuar në strategjinë digjitale dhe duke operuar në bazë të një plani mujor të përmbajtjës.
  • Monitorimi dhe planifikimi ditor i mediave sociale, si dhe krijimi i postimeve (Tekst/Video/Imazh).
  • Monitorimi i komenteve, ankesave, dhe manaxhimi i procesit të përgjigjeve.
  • Të siguroheni që të gjitha kanalet e mediave sociale janë të sinkronizuara dhe të përditësuara që të reflektojnë përmbajtjën aktuale si dhe identitetin e korporatës.
  • Identifikimi i trendeve dhe mundësive të reja te mediave sociale, kuptimi dhe këshillimi se si biznesi mund të përfitoj (teknologjitë e reja, mundësitë e reja për targetim, aplikacionet e reja, komunitete të reja) etj.
Marketingu i Mediave Sociale
  • Duke bashkëpunuar me liderin e ekipës së komunikimit të brendit:
  • Zhvillimi i planit vjetor të marketingut për media sociale sipas kanalit.
  • Strategjia globale e reklamimit nëpër rrjete sociale.
  • Përcjellja e treguesëve kyç të performancës (KPI) si dhe raportimi i analizave.
Konsultimi, Menaxhimi i Marrëdhënieve dhe Shërbimit për Klientë
  • Konsultimi me platforma ndërkombëtare në lidhje me projektet e mediave sociale dhe mbështetja e tyre lokale.
  • Vendosja e marrëdhenieve me komunitete online duke identifikuar influenceret kyç si dhe tifozët kryesor. Angazhohuni me këto komunitete gjersa të lidheni me platforma lokale relevante për të qenë më transparent.
  • Monitorimi i komenteve në media sociale brenda dhe jashtë kanaleve IWC dhe adresimi i tyre tek palët e brendshme (përgjigja / involvimi i departamentit të shërbimeve për konsumatorë).
Raportimi dhe Menaxhimi i Buxhetit
  • Kryerja e analizave të mediave sociale në baza javore dhe mujore me qëllim të optimizimit të kampanjës dhe për shpërndarje të brendshme.
  • Krahasimi i përformancës kundrejt konkurrentëve dhe brendeve tjera luksoze.
  • Të siguroni analiza pas eventëve të veçanta.
  • Menaxhimi i buxhetit të mediave sociale përmes SAP.
KUALIFIKIMET TUAJA
  • Diploma Bachelor dhe/ose Master në drejtimet Shkenca Kompjuterike, Marketing Dixhital, Marketing ose Biznes.
  • Minimum 3 vjet përvojë në menaxhimin e projektëve komplekse me fokus në marketing të mediave sociale si dhe në prodhimin e fotografive dhe videove. Përvoja shtesë me zhvillim të web-it apo zhvillim softuerik janë një plus.
  • Përvoja e përdorimit të veglave të menaxhimit të mediave sociale dhe të raportimit, si dhe njohura e Photoshop, Google G-Suite, si dhe O365 janë të nevojshme.
  • Sjellja dhe komunikimi i shkëlqyer të cilat do të mbështësin interaktivitetin në të gjitha nivelet e organizatës është e nevojshme.
  • Lojtar i ekipës më një mendje të hapur dhe i/e bësueshëm/e që është i/e zoti/zoja të punojë në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi.
  • Keni pasion dhe njohuri për brendin e dua, përvoja të mëhershme në industrinë e “dating” si dhe aplikacioneve mobile është një avantazh.
  • Shkathtësi të shkëlqyera në shkrim dhe në të folur në gjuhën Angleze dhe Shqipe janë të nevojshme, gjuhë të tjera të huaja janë një plus.
A po ju duket që përshtateni me profilin e kërkuar? Ne po presim të ndëgjojmë nga ju.

Specialist për Marrëdhënie me Publikun

Bëhuni pjesë e misionit tonë, që është bashkimi i popullit Shqiptar në mbarë botën. Paketa jonë e fuqishme e mjeteve të komunikimit ndihmon anëtarët të takohen, të ndërtojnë një Rrjet më të fortë dhe të krijojnë një përvojë më të mirë për Takimet Online.

DETYRAT E PUNËS:

  • Do të jeni pika qëndrore e kontaktit për marrjen e kërkesave mediatike dhe ose do u përgjigjeni drejtpërdrejtë (në shqip ose anglisht) ose do t’i ridrejtoni këto kërkesa në njërën prej departamenteve përkatëse të dua AG.
  • Do të drejtoni dhe koordinoni mesazhe mediatike të krijuara nga ndërmarrja në Mass Media, ku dua AG ka zyrat kryesore në 3 qytete. Sigurohuni që tekstet e shpërndara në gjuhën shqipe të projektojnë një imazh inovativ të duas.
  • Do të merrni pjesë në hartimin e njoftimeve për shtyp dhe do të përgatisni informacionin për mediat në gjuhën shqipe, ndërsa punoni në mënyrë strategjike me reporterët dhe gazetarët përpara se të botoni njoftimet për shtyp.
  • Do të ndihmoni departamentin e marketingut të dua AG me fushatat e saj në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri për të ndihmuar në zgjerimin e biznesit të kompanisë. Do të vlerësoni programet promovuese të Departamentit të Marketingut në ato vende për të siguruar që përputhen me planet strategjike të mediave, por edhe që janë të përshtatura me normat kulturore në Shqipëri.
  • Do asitsoni në hartimin e fjalimeve dhe rregullimin e intervistave të drejtuesëve më të lartë të AG-së.
  • Do të monitoroni dhe vlerësoni opinionin publik të klientëve përmes mediave sociale shqiptare. Do të masni rregullisht efektivitetin e mesazheve të ndryshme mediatike duke përdorur teknika dhe mjete për analizë të të dhënave, për të kontrolluar vazhdimisht strategjitë ndërkombëtare të mediave. Do testoni statistikisht për të kuptuar ndikimin në rritje të përpjekjeve të marketingut dixhital në web dhe e-mail, si edhe do të kryeni një larmi analitikash. Siç janë: analitika e performancës së reklamimit, segmentimi i klientit, modelet e synimet e reklamimit, modelim ROI, analiza vlerësuese afatgjata, miksim analizash të kanale mediatike, analizim atributesh dhe testim A/B për analizimin e të dhënave.
  • Do të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen dhe azhornimin e materialeve të zyrës së shtypit, përfshirë njoftimet, listat e mediave, profilet ekzekutive dhe kompanitë, etj. Duhet të jeni të apasionuar pas shkrimit dhe të dini të tregoni histori tërheqëse!
  • Duhet të njihni mundësitë që ju jepen përmes mediave dhe partnerëve që të poziciononi strategjikisht Dua AG si një lider në industrnë përfaqëuese; si dhe duhet t’i përgjigjeni pyetjeve në kohë dhe në mënyrë të qartë.
  • Do të ndihmoni në planifikimin dhe ekzekutimin e ngjarjeve mediatike duke i kushtuar rëndësi çdo hollësie.
  • Do të monitoroni mbulimin e mediave konkurruese; do të përdorni njësi matëse metrike për analizim të dhënash; dhe do paraqesni rezultatet dhe mundësitë që i shpalosen dua AG-së.
  • Do të bashkëpunoni me palët e interesuara për të dërguar mesazhe të qarta, koncize dhe që nxisin diskutime konstruktive. Do të bashkëpunoni me mediat dhe me një shumëllojshmëri të audiencës.
  • Do të bashkëpunoni me aktorët e brendshëm të kompanisë për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive ose të ndërmerrni vendime për të vepruar në kohën e duhur për të ruajtur reputacionin e markës.
  • Do të kryeni siç ju caktohet funksione të tjera që lidhen me punën.
  • Do të udhëtoni në Kosovë të paktën një herë në tre muaj (ose të transferoheni në Prishtinë), për t'u takuar me mediat shqiptare dhe stafin e dua AG.
Kualifikimet

KËRKESAT MINIMALE:
  • Master i Diplomës në Komunikim (ose në një fushë të ngjashme). Në mungesë të një diplome masteri, do t’ju marrim në konsideratë diplomën e Bachelor-it në Komunikim (ose në një fushë të ngjashme), plus 2 vjet përvojë.
  • Rrjedhshmëri në shqipen e folur dhe të shkruar, gjithashtu edhe në anglisht. Gjuha Gjermane konsiderohet një plus!
PËRFITIMET
  • Start up i financuar dhe nxitje për të rritur më shumë, paga konkurruese dhe stock options available.
  • Ekip dinamik dhe sipërmarrës që të shtyn në realizimin e potencialit tënd.
  • Sigurime gjithëpërfshirëse mjekësore, dentare, shikim, sigurim jetësor.
  • Transport i paguar publik ose parkim privat i paguar.
  • Kuzhinë e pajisur plotësisht: me kafe / çaj, birrë, bagels dhe ushqime të shëndetshme.
  • Dreka ekipi, aktivitete jashtë zyrës dhe shumë më tepër!


  • PËR TË APLIKUAR: Ju lutemi të dorëzoni Resumen tuaj tek adresa e mëposhtme e email-it; duat AG, Leutschenbachstrasse 95, 8050 Zürich, Sit Sëitzerland, jobs@dua.com ose CEO - Valon Asani, valon@dua.com.


Pyetjet më të shpeshta

Dëshironi të dini më shumë rreth dua.com?

Misioni ynë është që t'i lidhim njerëzit në mbarë botën me njëri-tjetrin. Vizioni ynë është të bëhemi ekosistemi më i madh social shqiptar me ndikim pozitiv tek të gjithë shqiptarët në botë.

Tani për tani ju mund të qaseni vetëm përmes programit tonë Beta Testers. Vetëm na dërgoni e-mail adresën tuaj dhe ne do t'ju dërgojmë linkun. Pas lanqimit zyrtar, aplikacioni do të jetë i disponueshëm në Google Play Store dhe App Store.

Jeni të mirëpritur të na dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja. Mezi presim të dëgjojmë nga ju, çdo koment apo sugjerim konstruktiv do të na ndihmojë të permiresojmë aplikacionin për secilin prej nesh.

Wow, mahnitëse - po, ju lutem! Na dërgoni idenë tuaj, na shkruani nëse mendoni se ekziston ndonjë karakteristikë që mungon e cila do të ishte e dobishme për të gjithë shqiptarët.

Te punoni me ne?

valon@dua.com

Po kërkoni bashkëpunim? Jeni të interesuar për të investuar në dua.com? Dëshironi një demonstrim? Mos hezitoni, mund të na shkruani në çdo kohë.


Sygjerime

lark@dua.com

Çdo koment/sugjerim është i mirëpritur. Ndonjë pyetje ose sygjerim në lidhje me një veçori ose një ide të re që keni? E mrekullueshme, ju lutemi na shkruani!