Dua - Help.Biz.Dashuri.T’i bashkojmë shqiptarët në mbarë botën.

Misioni ynë është t’i bashkojmë shqiptarët në mbarë botën. Duke arritur që shqiptarët të takohen, të ndihmojnë njëri-tjetrin, të ndërtojnë një rrjet të fortë dhe të përjetojnë eksperienca më të mira sa i përket njohjeve të dashurisë.

...
...
...
...

T’i fuqizojmë shqiptarët!

Dua u mundëson shqiptarëve që të lidhen me vetëbesim - qoftë përmes njohjeve të dashurisë, rrjetëzimit ose duke takuar miq online

Respekt & Siguri

Ne i japim prioritet mirësjelljes dhe respektit, duke ofruar një komunitet të sigurt online për shqiptarët që të mund të krijojnë marrëdhënie të reja

Pse Dua?

Kur ne themeluam Dua-n, kishim në mendje një problem që ne donim të zgjidhnim. Edhe pse shqiptarët kishin bërë përparime të mëdha në mbarë botën, ende nuk ekzistonte një vend ku mund të lidhej komuniteti i mrekullueshëm mbarë-shqiptar

Ne jemi duke u ofruar shqiptarëve mundësinë e mrekullueshme që të krijojnë lidhje të rëndësishme sa i përket të gjitha fushave të jetës së tyre, qoftë duke njohur miq të rinjë, duke kërkuar një marrëdhënie serioze apo duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional

Dua Ndihmë

Nëse jeni i sapoardhur në një qytet ose po kërkoni të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror? Dua Ndihmë është mënyra për të krijuar miqësi të vlefshme

Dua Njohje Dashurie

Dua Njohje Dashurie, ne kemi krijuar komunitetin më të madh shqiptarë në mbarë botën, për të ndihmuar në ndërtimin e marrëdhënieve serioze që fillojnë me respekt dhe barazi

Dua Biznes

Mundësitë e biznesit dhe të karrierës krijohen atëherë kur ju zgjeroni rrjetin tuaj. Njihuni me bashkëthemeluesin, investitorin ose distributorin tuaj në Dua Biznes

Ne kontribojmë

1 % nga të gjitha të ardhurat shkojnë për OJQ-të dhe bamirësinë shqiptare

Ata gjetën njëri tjetrin në Dua

Ne jemi duke bashkuar mbi 1 2 milionë shqiptarë në mbarë botën. Dua.com bashkon shqiptarët nga Kosova me ata në Zvicër, Gjermani dhe Shqipëri, Maqedoni me ata në Londër. Dhe sigurisht, ne bashkojmë edhe komunitetet lokale. Kërkoni partnerin tuaj kudo, në çdo kohë dhe takoni ata në jetën reale.

Karakteristika që me të vërtetë kanë rëndësi

  • Fraza bindëse

    Biseda domethënëse me argëtim - personi që nis bisedën mund të dërgoj vetëm tre mesazhe dhe pastaj biseda bllokohet. Vetëm nëse pala tjetër përgjigjet në bisedë, ata mund të vazhdojnë bisedën dhe biseda zhbllokohet përsëri.

  • Kujt i pëlqyet?

    Shikoni se kujt i pelqyet pa u lidhur. Nëse dikush ju jep pëlqim, ju do të pranoni nje njoftim dhe ata do të shfaqen në profilin tuaj nën menunë ‘Favoritët'.

  • Ndrysho vendndodhjen tënde

    Fluturo rreth botës. Kjo karakteristikë themelore u mundëson njerëzve të kërkojnë njerëz të tjerë anë e mbanë botës. Ata rrugëtojnë virtualisht nga Prishtina në Cyrih brenda pak sekondash dhe shohin vetëm njerëz nga Cyrihu.

...
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com
Dua.com

VERIFIKIMI I IDENTITETIT

Dua përdor teknologji të fuqishme biometrike të njohjes së fytyrës

Ne u japim përdoruesve mundësinë për të verifikuar profilin e tyre, të jenë përdorues te besueshëm dhe të perdorin filtrin për të parë vetëm përdorues te tjerë të besueshëm

Kërko. Lidhu. Bisedo. Kudo.

Ajo që na veçon neve është aftësia jonë për të ndihmuar anëtarët tanë që të krijojnë lidhje cilësore. Profilet dhe karakteristikat tona të personalizimit shkojnë përtej aplikacioneve të tjera për të ndihmuar anëtarët e Dua.com të lidhen me anëtarë të tjerë të ngjashëm.

Kontrolloni më shumë detaje rreth partnerit tuaj

Në këtë mënyrë ne kujdesemi që aplikacioni të përmbajë vlera serioze dhe të rëndësishme nga njëri-tjetri. Dhe suita jonë e mjeteve të fuqishme të komunikimit ndihmon anëtarët të takojnë më shumë njerëz dhe të krijojnë lidhje më të thella.

  • Fuqi

    Aplikacioni ynë sjellë në duart tuaja të gjitha fuqitë e Dua.com

  • Lidhjet

    Mund të shihni lidhjet, të dërgoni mesazhe dhe të qëndroni në kontakt prej kudo

  • Suport

    Ne kujdesemi për komunitetin tonë. Ne jemi këtu të ndihmuar njëri-tjetrin

...
...

Pyetje të shpeshta

Dëshironi të dini më shumë rreth dua.com?

Misioni ynë është që t'i lidhim njerëzit në mbarë botën me njëri-tjetrin. Vizioni ynë është të bëhemi ekosistemi më i madh social shqiptar me ndikim pozitiv tek të gjithë shqiptarët në botë.
Tani për tani ju mund të qaseni vetëm përmes programit tonë Beta Testers. Vetëm na dërgoni e-mail adresën tuaj dhe ne do t'ju dërgojmë linkun. Pas lanqimit zyrtar, aplikacioni do të jetë i disponueshëm në Google Play Store dhe App Store.
Jeni të mirëpritur të na dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja. Mezi presim të dëgjojmë nga ju, çdo koment apo sugjerim konstruktiv do të na ndihmojë të permiresojmë aplikacionin për secilin prej nesh.
Wow, mahnitëse - po, ju lutem! Na dërgoni idenë tuaj, na shkruani nëse mendoni se ekziston ndonjë karakteristikë që mungon e cila do të ishte e dobishme për të gjithë shqiptarët.

Të punosh me ne?

valon@dua.com

Kërkoni bashkëpunim? Jeni të interesuar të investoni në Dua.com? Dëshironi një demo? Mos hezitoni, mund të na shkruani në çdo kohë

Komentet

lark@dua.com

Çdo koment / sugjerim është i mirëpritur. Keni ndonjë pyetje apo koment për ndonjë nga karakteristikat e aplikacionit apo keni ndonjë ide? Mrekulli, ju lutemi na shkruani!